Nga mbledhja e Asamblesë, kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria sot nuk ka opozitë. Rama kritikoi koordinatoren kombëtare për bashkëqeverisjen Spiropali se përse nuk ka bërë detyrën për publikuar emrat e kryetarëve socialistë në 7 bashki që nuk kanë hapur zyrat e bashkëqeverisjes.
Sipas raportit, janë 7 bashki që ende nuk kanë hapur zyrat e bashkëqeverisjes, Rrogozhina, Shijaku, Këlcyra, Dropulli, Himara, Pusteci dhe Skrapari. Rama tha se këta persona duhen shkarkuar.
“Duke dëgjuar parafolësit opinionit mund ti krijohet ideja se sipas nesh gjërat janë në rregull. Unë dua të them se ‘Jo’ të gjithë gjërat nuk janë në rregull. Njerëzit nuk hanë shifra, nuk e mbushin tavolinën me statistika, nuk i veshin fëmijët me suksese dhe në fund të muajit nuk llogarisnin shifrat, por shikojnë ekonominë e tyre. Sot nuk kemi opozitë, ajo që kemi është një gërdi individësh dhe grupesh të çoroditura, që në pamje të parë duket se e bën më të lehtë punë tonë, por jo, sepse një opozitë që nuk të sfidon në intelekt, por fizikisht është një hata e madhe. Një opozitë që shkon në Kuvend si në një tapet mundje, është një hata e madhe.
Opozita është shumë rrezikshme për ne, jo për rezultatin e zgjedhjeve, por për tu motivuar për të bërë më të mirën. Sfida kryesore është motivimi. Reporteri i Bundestagut tha asnjë vend nuk ka bërë sa Shqipëria para hapjes së negociatave. Por ne nuk shumë akoma për të bërë. Kur qeveris e djathta mjafton të mos hanë kokrrën e plumbit në protestë dhe të gjenden të dhunuar në të drejtën e tyre janë në rregull, kur qeveris e majta ka gjithmonë më mirë. Nga ne njerëzit nuk mund të kënaqen se nuk i vrasim rrugëve dhe nuk i dhunojmë verbalist dhe fizikisht.
Ne jemi një forcë e të ardhmes, ata e të shkuarës. Gjithë ajo luftë mbi dhe nën dhe për të çuar para reformën në drejtësi dhe ajo përballje ekstreme me çadrën në bulevard për të çarë rrugën e vettingut ka qenë sikur e kemi treguar. Sot pallati i drejtësisë po shembet, të korruptuarit nuk kanë shpëtim. Njerëzit po e shohin si po përshkallëzohet procesi dhe po largohen ata që e kanë mbajtur peng pallatin e drejtësisë, por cfarë thonë? Si të shpëtojnë këta me kaq? Vettingu është procesi i pastrimit. Akush nga ata që ikin, nuk do lihet pa u rithirrur se ku i gjete paratë?
Vettingu që po bëhet ka synim që të pastrojnë sistemin dhe është sistemi që e bën pastaj për të gjithë, edhe për mua edhe për këdo tjetër, atë që bën për gjykatësit dhe prokurorët. Ne duhet të jemi krenarë që PS ka treguar se është e vetmja forcë që mendon dhe vepron si forcë e së ardhmes. Në korrikun e famshëm ishim gati vetë ekszistencën e qeverisë për ta cuar përpara transformimin e drejtësisë.
Nga 2008-13 janë sekuestruar 27 mln euro, ndërsa deri tani 152 mln euro, 5 herë më shumë. Përsa i përket luftës kundër korrupsionit, e kemi problem aktual në të gjitha nivelet, por nuk do të triumfojë kurrë nëse është një luftë që fokuset të ndëshkueshmëria e individëve, por vetëm nëse garantohet sistemi. Unë prisja nga Spiropali të thoshte për gjërat për të cilat është zgjedhur, se cilët kryetar të PS duhen shkarkuar sot se nuk duan t’ia dinë që bashkëqeverisjen me një instrument konkret, platformën ta vendosin online për të gjithë njerëzit rrinë rrugëve duke kapur një deputet apo dikë tjetër për të marrë një certifikatë.
Si mundet që të kemi bashki, që kryetarët e partive nuk e kanë marrë vesh. Deputetëve u duhet dhënë mundësia të kenë pikën e referimit. Ku janë kreytarët e partive, nuk ua ka dhënë njeri detyrën të merren me punësime, ka që e bëjnë, duhen shkarkuar. Nuk duhet të bëjnë ndërmjetësime, apo për të rregulluar fisin e tyre. Njerëzve nuk u mjafton se cfarë thotë Rama në Tv, nëse këto që thuhen nuk janë realiteti i qeverisjes. Elisa nuk e bëri se nuk ka bërë detyrën si duhet dhe unë shpresoj që ta bëjë.
Nuk mund të them që drejtimin e institucioneve do të marrin më të mirët, kush paguan për këtë? Paguan PS, në imazh dhe kredibilitet. Me drejtorët e zyrave të punës kemi shembullin më kuptimplotë, që nga momenti kur ministri ka vendosur objektiva, 1369 punësime vetëm në muajin mars nga zyrat e punës. Deri pardje ishin 2020 të punësuar për prillin, ne mund të punësojmë nga zyrat e punës 25 mijë njerëz deri në fund të vitit. Ne bëmë konkurs për punësimet në burgje dhe kryetar partish lart e poshtë vendosin në diskutim këtë proces?
Kjo nuk ka për të ndodhur, ne duhet të garantojmë mandatin në këtë aspekt. Pse thonë njerëzit ne qeverisim me arrogancë? Cila pjesë konsiderohet arrogante, se është e drejtë dhe bëjmë reforma dhe cila pjesë e qeverisjes është padrejtësisht arrogante me njerëzit. Kukësi ishte një mësim shumë i madh për të kuptuar përgjegjësinë tonë, cfarë ne nuk bëmë si duhet dhe cfarë duhet të bëjmë në vijëmësi.
Duke u nisur për një qëllim të mirë, të gjendesh përballë një reagimi që në fund të le në ballë etikën e arrogantit. Nuk do të ketë zgjedhje në fund të qershorit, por duhet të hapim cdo mendje dhe zemër për të dëgjuar. Nëse shohim sondazhet nuk kemi nevojë të bëjmë asgjë dhe ne fitojmë zgjedhjet, mjafton të jemi gjallë dhe e mundim Lulin, por ky nuk është qëllimi ynë, nuk kemi marrë gjithë këtë përsipër që të mundim Lulin, pasi do të isthe sikur Reali të ekzistonte për të mundur Vaqarrin. Ne do të vlerësojmë cfarë ndryshimesh do të bëjmë në qeveri në shtator, se cilat ministri nuk janë në lartësinë e kësaj nevoje.
Do të shikojmë emrat në Kryesi, sekretariati dhe kryetarët e partisë që do të largohen nga drejtimi në të gjithë vendin dhe detyra kryesore është bashkëqeverisja. Do shikojmë sa i shtrirë rrjeti familjar i kryetarit të partisë në administratë, por u kushërinjtë ose kryetari. Votëbesim popullor për të gjithë kryebashkiakët e PS. Kush e ka përgjegjësinë që në Çorovodë këshilltarët e PS nuk shkojnë në këshill duke bllokuar ndihmën e ekonomike, apo flirtimet për interesa personale”, u shpreh Rama


