Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS, kryeministri Edi Rama tha se s’ka ende shumë punë për të bërë, por sipas tij po ecet në rrugën e duhur. Rama tha se arritjet e deritanishme nuk mjaftojnë, por sipas tij kur qeveris e djathta ka edhe më keq, ndërsa kur qeveris e majta ka edhe më mirë. Rama hodhi akuza në drejtim të opozitës kur tha se ata janë një forcë që s’kanë asnjë lidhje me respektin për shtetin.
Ne sot jemi në kushtet kur kemi marrë një rekomandim nga KE dhe nëse do citoja reporterin e KE që tha se asnjë vend nuk ka bërë më shumë se Shqipëria, mbase do mjaftonte për të thënë se ne i kemi bërë të gjitha. Por ne duhet të bëjmë më shumë. Njerëzit mjafton me faktin se kur qeveris e djathta ka edhe me keq, ndërsa kur qeveris e majta ka edhe më mirë. Nga ne njerëzit nuk mund të kënaqen që ne nuk i vrasim rrugëve, apo që t’i trajtojmë si lecka kur vjen puna për të respektuar dinjitetin e tyre. Ne jemi forcë e të ardhmes dhe ata janë forcë të shkuarës. Ata janë një forcë që s’kanë asnjë lidhje me respektin për shtetin”- tha Rama.


