Partia Socialiste e Shqipërisë sot në orën 10:00 do të mbledhë Asamblenë e Përgjithshme. Asambleja do të hapet me fjalën e kryeministrit Rama. Qëllimi i mbledhjes së Asamblesë është raportimi për performancën e qeverisë dhe bashkëqeverisja me njerëzit.
Koordinatorja Kombëtare për Bashkëqeverisjen, Elisa Spiropali përmes një raporti do të bëjë publike ecurinë e deritanishme të bashkëqeverisjes. Prej datës 1 maj deri në datë 30 qershor parashikohet një llogaridhënie e qeverisjes qendrore dhe vendore.
Në pjesën e dytë të Asamblesë do të ketë diskutime për punën e strukturave të PS dhe një vendim për kuotizacionin e anëtarëve të PS për vitin tjetër.
Pavarësisht se zgjedhjet lokale janë vitin tjetër partitë, përfshirë edhe PS kanë filluar lëvizjet një vit para në bazë. Mbledhja do të zhvillohet në Hotel Tirana duke nisur nga ora 10:00 e ditës së sotme.
Axhenda e mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS
1. Fjala e kryetarit të Partisë Solciliste, kryeministrit Edi Rama.
2. Raportim mbi performancën e qeverisë. Bashkëngjitur informacion nga analizat e zhvilluara nga partia Socialiste dhe grupit parlamentar me çdo ministër të qeverisë.
3. Raportim i Koordinatorit Kombëtar, Elisa Spiropali, për ecurinë e deritanishme të procesit të bashkëqeverisjes.
4. Udhëzim për zhvillimin e Llogaridhënies Publike të qeverisjes qendrore dhe vendore “Puna për Shqipërinë që duam”, prej datës 1 maj deri më 30 qershor 2018.
5. Informacion për punën e deritanishme mbi analizën e performancës së qeverisjes vendore.
6. Informacion mbi punën e strukturave vendore të partisë për kryerjen e disa veprimtarive organizative për periudhën janar-prill 2018.
7. Vendim për kuotizacionin e anëtarësisë së Partisë Socialiste për vitin 2018.
8. Çështje të tjera.
Mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS zhvillohet ditën e shtunë, datë 28.04.2018, ora 10:00, në ambientet e Hotel Tiranë Internacional.



