• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Burri rreh nusen 16-vjeçe, plas sherri me ARMË mes krushqve. Tmerri në banesë
Home
Breaking News

Burri rreh nusen 16-vjeçe, plas sherri me ARMË mes krushqve. Tmerri në banesë

27 April, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Dhunimi i një vajze 16 vjeçe, që bashkëjetonte me një djalë 30 vjeç, ka çuar në konflikt me armë të familjeve të tyre. E. Ndoj, vetëm 16 vjeçe, është ankuar te familjarët e saj se bashkëjetuesi Ari Hoxha e dhunonte sistematikisht.

Kjo ka bërë që nëna e të miturës bashkë me një të afërmin e tyre të shkojnë në banesën ku jetonte çifti, në fshatin Gurrë të Klosit. E ëma e vajzës, L.N. dhe i afërmi i tyre Besnik Osmani, pasi kanë mbërritur në banesën e çiftit, kanë kërkuar që të marrin në shtëpi 16-vjeçaren për t’i dhënë fund kështu bashkëjetesës së tyre.

Por, një gjë e tillë është kundërshtuar nga 30-vjeçari Ari Hoxha, duke bërë rezistencë. Kjo ka bërë që 41-vjeçari Osmani, nga Laçi, të qëllojë me armë zjarri brenda në banesë. Ndërhyrja e Policisë ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës, ndërsa Osmani është larguar nga banesa, duke i shpëtuar arrestimit, duke shfrytëzuar errësirën dhe terrenin malor.

Në banesë, Policia gjeti vajzën e mitur bashkë me nënën e saj si dhe 30- vjeçarin Hoxha. Ky i fundit është arrestuar, pasi 16-vjeçarja, përveç ankesës në familje, kishte bërë dhe denoncim në Polici për dhunë sistematike. Nga hetimet e efektivëve të Komisariatit Mat, thuhet se, Besnik Osmani dhe Ari Hoxha kanë debatuar me njëri-tjetrin dhe në sherr e sipër, 41-vjeçari nga Laçi e ka kanosur duke qëlluar një herë me armë zjarri dhe është larguar, sapo ka parë Policinë.

Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar, ndërsa në vendin e ngjarjes është sekuestruar një gëzhojë. Në përfundim të veprimeve të para hetimore nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, u arrestua në flagrancë Ari Hoxha, (i dënuar më parë) për veprën penale “dhunë në familje”, ndërkohë Besnik Osmani është shpallur në kërkim për veprat penale “mbajte armësh dhe municionesh” e “dhunim banese”.

PANORAMA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Tirana nis projektin e Superiores, largim ''big'' nga bardheblutë
Previous article Pa paralajmërim fare! Elvana Gjata sapo publikoi këngën që do bëjë namin këtë verë

k.autor

Postime të ngjashme

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal Aktualitet

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard Breaking News

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit Aktualitet

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT