• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U përdhunua dhe mbeti shtatzënë nga 55-vjeçari/ Adoleshentja shpërthen në lot: S’dua ta shoh fëmijën
Home
Sociale

U përdhunua dhe mbeti shtatzënë nga 55-vjeçari/ Adoleshentja shpërthen në lot: S’dua ta shoh fëmijën

27 April, 2018 anxheladoko Aktualitet, Sociale

Lotët nuk mund t’i ndalte sa herë kujtonte ngjarjen e shëmtuar që i rrokullisi gjithë jetën dhe e bëri nënë në moshën 15-vjeçare. Historia e adoleshentes nga fshati Velçan i Pogradecit që u përdhunua nga fqinji i saj 55-vjeçar ka ardhur sot në emisionin “Me zemër të hapur” në News24. Bashkë me prindërit e saj ajo ka treguar përdhunimin, shtatzëninë dhe më pas lindjen e fëmijës, fryt i këtij akti.

Po familja ka edhe një apel për ndihmë. Ata thonë se kërcënohen nga familja e Ligor Bibës për të tërhequr padinë. Për këtë qëllim iu kanë ofruar dhe para por nuk i kanë pranuar. Mes lotësh e duke u ndalur disa herë, adoleshentja që tani nuk shkon më as në shkollë tha se nuk e ka parë fëmijën që ka braktisur sapo e ka lindur dhe se nuk do ta shohë, raporton “BalkanWeb”.

“Kur Ligori erdhi në shtëpi mami dhe babi ishin tek motra, vëllai me lopë. Ai erdhi, ishte pak si i pirë dhe më shtyu dhe…(qan). Më tha se po i tregove njeriu do të vras”, tregon vajza.

Ajo rrëfen se shtatzëninë e kishte kuptuar vetëm pasi kishte bërë vizitë dhe infermierja e fshatit kishte lajmëruar policinë.

“Infermierja nuk më tregoi as mua vetëm lajmëroi policinë. Shefi i krimeve ishte i pari të cilit i tregova. Fëmijën as nuk e kam parë, as nuk ta shoh (qan).
Në shkollë nuk shkoj sepse ata kanë ardhur dhe tek shtëpia dhe kërcënojnë. (qan)”, ka thënë ajo mes lotësh.

Edhe nëna e 16-vjeçares tha se e kishte marrë vesh nga infermierja se vajza kishte mbetur shtatzënë. “Infermierja e fshatit na tregoi që ishte shtatzënë. E dorëzuam fëmijën sepse nuk e mbanim dot”, tha ajo.

Ndërsa i ati jo pak i tronditur tha se do kishte pranuar më mirë ta vrisnin se të ndodhte kjo gjë. “Unë po zieja rakinë, erdhi gruaja dhe më tregoi. Erdhi policia në shtëpi. Më mirë të na kishte vrarë, se të kishte bërë këtë punë. Ai është i lumtur se e gjeti me mua, se ta kishte bërë me ndonjë tjetër do ishte i vrarë”, tha babai i adoleshentes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pamela Anderson, hajmalia e Marseille ndaj Salzburgut
Previous article Zidane: Iscos mungon kundër Bayern Munich

anxheladoko

Postime të ngjashme

AKSIDENT I RËNDË NË VLORË/ Drejtuesi i motorit transportohet me urgjencë në spital (FOTO) Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË VLORË/ Drejtuesi i motorit transportohet me urgjencë në spital (FOTO)

PROTESTA/ Tubimi në kryeqytet, protestuesit të vendosur: Rama jep dorëheqjen, poshtë qeveria Aktualitet

PROTESTA/ Tubimi në kryeqytet, protestuesit të vendosur: Rama jep dorëheqjen, poshtë qeveria

EGLAN KOÇI U VRA NGA SHOKU I TIJ NË ZYRË/ Gjurmët e gjakut dhe kamerat zbulojnë krimin: Si e fshehu trupin e 34-vjeçarit Aktualitet

EGLAN KOÇI U VRA NGA SHOKU I TIJ NË ZYRË/ Gjurmët e gjakut dhe kamerat zbulojnë krimin: Si e fshehu trupin e 34-vjeçarit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT