• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PRONAT/ Familja 25 vite në gjyqe. Shtëpia që nuk ekziston u hipotekua nga…
Home
Sociale

PRONAT/ Familja 25 vite në gjyqe. Shtëpia që nuk ekziston u hipotekua nga…

26 April, 2018 k.autor Aktualitet, Sociale

Shkëlqim Tufa dhe familjarët e tij kanë 25 vite ose çerek shekulli nëpër gjyqe.

“Kemi harruar fëmijët dhe familjen. Nga ora 7 e mëngjesit e deri në darkë sa në polici, gjykatë, prokurori, agjenci, hipotekë”, shprehet Tufa.

Shkëlqim Tufa bashkë me familjen e tij zotërojnë një pronë prej 1100 metrash katrorë në Tiranë që nga viti1954. Po nga ky vit një pjesë të banesës e lëshuan me qira. Marrëdhënia mes tyre vazhdoi normalisht deri në 1993, kur qiramarrësi vendosi të mos e paguajë më qiranë, sepse pretendonte që banesa nuk i përkiste pronarit. Gjyqet u fituan nga pronaret deri në Kasacion.

Në 2015 qiramarrësit, Pelushi i drejtohen hipotekës së Tiranës që t’i pajiste me certifikatë për një shtëpi prej 41 metrash katrorë, në truallin e Tufajve.

“Hipoteka i pajisi me një certifikatë për një ndërtesë që nuk ka ekzistuar kurrë”, thotë Tufa.

Në përgjigjet që kthente hipoteka e Tiranës, ndërtesa njëherë ishte 78 metra katrorë, njëherë 41 metra katrore. Dokumentet kishin një gjë të përbashkët, i referoheshin një ndërtese fantazmë.

“Kanë punuar nën presion e kanë pranuar edhe vetë”, shprehet ai.

Pas certifikimit të ndërtesës, familja Pelushi pajiset me një certifikatë tjetër pronësie.

“AKKP-ja i shet edhe 500 metra katrore truall dhe hipoteka e pajis me certifikatë. Nga qiraxhi, në pronar”, thotë qytetari.

Në 2017, Shkëlqim Tufa ju drejtua Njësisë së Transparencës dhe Antikorrupsionit në Kryeministri.

“Ata rekomanduan largimin nga puna të 2 punonjësve të hipotekës së Tiranës”, thotë Tufa.

Aktualisht Tufajt kanë bërë kallëzim në Prokurorinë e Tiranës për shpërdorim detyre nga ana e punonjësve të Hipotekës. Prokuroria ka kryer me atë të ekspertit të saj një akt ekspertimi të marsit të 2018 ku thuhet.

“Shtëpia nuk ekziston, atje kanë qenë gjithë kohën pemë”, thotë ai.

E ndërkohë që ecejaket nëpër prokurori e gjykatë vazhdojnë, familja Pelushi, sipas zotit Tufa, po nxiton të arrijë qëllimet e saj.

“Para tre ditësh po prisnin pemët, se duan ta bëjnë faktike, certifikatën e kanë në duar. Policia i mbështet. Po ne o do japim jetën, ose ajo shtëpi nuk ngrihet aty”, shprehet Shkëlqim Tufa.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Gunther Krichbaum e pranon: Merkel nuk ndan të njëjtin mendim me mua për NEGOCIATAT me Shqipërinë
Previous article A pranon të martohesh me mua...?/ Ja mosha ideale kur duhet ta hidhni këtë hap

k.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I RËNDË NË VLORË/ Drejtuesi i motorit transportohet me urgjencë në spital (FOTO) Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË VLORË/ Drejtuesi i motorit transportohet me urgjencë në spital (FOTO)

PROTESTA/ Tubimi në kryeqytet, protestuesit të vendosur: Rama jep dorëheqjen, poshtë qeveria Aktualitet

PROTESTA/ Tubimi në kryeqytet, protestuesit të vendosur: Rama jep dorëheqjen, poshtë qeveria

EGLAN KOÇI U VRA NGA SHOKU I TIJ NË ZYRË/ Gjurmët e gjakut dhe kamerat zbulojnë krimin: Si e fshehu trupin e 34-vjeçarit Aktualitet

EGLAN KOÇI U VRA NGA SHOKU I TIJ NË ZYRË/ Gjurmët e gjakut dhe kamerat zbulojnë krimin: Si e fshehu trupin e 34-vjeçarit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT