• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NEGOCIATAT/ Xhafaj: Jemi besimplotë se BE dhe Presidenti Macron do na mbështesin
Home
Shqipëri

NEGOCIATAT/ Xhafaj: Jemi besimplotë se BE dhe Presidenti Macron do na mbështesin

26 April, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, mori pjesë në “Konferencën mbi luftën kundër financimit të organizatave terroriste ISIS dhe Al-Kaeda” – NO MONEY FOR TERROR”, e cila po zhvillohet në Paris në selinë e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD).

Në fjalën përpara autoriteteve më të larta zyrtare të 84 vendeve dhe organizatave ndërkombëtare të ftuara në takim,Xhafaj ilustroi përpjekjet dhe kontributin konkret të Shqipërisë në përballje me fenomenet e terrorizmit dhe radikalizmit.

“Lufta kundër terrorizmit – u shpreh ai, gjatë fjalës – mbetet një nga prioritetet kyçe të Qeverisë shqiptare.

Pavarësisht përmasave të saj, Shqipëria ka qenë një kontributor i përhershëm, i palodhur në përpjekjet globale të parandalimit dhe përballimit të terrorizmit dhe fenomeneve shoqëruese të tij”.

Ministri e konsideroi jetësore një rritje të koordinimit mes shteteve, si dhe bashkëpunimin mes agjencive ligj zbatuese respektive.

“Shqipëria është më se e hapur në këtë drejtim, e gatshme të marrë asistencën e duhur logjistike dhe profesionale që, për shkak të përmasave të saj, i mungon. Por kurrsesi nuk i mungon vullneti për të qëndruar në krah aleatëve të saj dhe synimit për marrëdhënie më të sigurta mes kombesh”, tha ministri i Brendshëm.

Në përfundim,Xhafaj u shpreh i bindur se nuk mund të ketë një Europë të fortë përballë terrorizmit dhe krimit të organizuar pa një Ballkan të përfshirë brenda proceseve integruese të BE-së.

Për këtë arsye, tha ai, “ne jemi besimplotë për mbështetjen e vendeve anëtare të Bashkimit Europian, Francës dhe Presidentit Macron në veçanti, ndaj këtij procesi”.

Pas fjalës së Xhafaj në konferencë, Ministri i Shtetit dhe Ministër i Brendshëm i Republikës së Francës, Gerard Collomb, i cili ishte dhe drejtuesi e moderatori i panelit ndërkombëtar të folësve në të, shprehu përgëzimet e tij për Shqipërinë.

Ai nënvizoi se i njihte mirë përpjekjet e autoriteteve shqiptare në këtë drejtim dhe i çmonte veçanërisht ato.  Konferencën e përshëndeti sot edhe Presidenti i Republikës franceze, Emanuel Macron, i cili me këtë rast mbajti dhe një fjalë përmbledhëse mbi punimet e saj.

Deklarata e Konferencës, e quajtur ndryshe “Axhenda e Parisit”, ndër të tjera nënvizon se vendet pjesëmarrëse duhet të vazhdojnë forcimin e kuadrit ligjor dhe operacional të brendshëm për mbledhjen, analizën dhe shpërndarjen e informacionit nga autoritetet kombëtare, luftën ndaj transaksioneve financiare anonime, rritjen e partneritetit me sektorin privat sidomos në fushën e industrisë teknologjike në përballje me financimin e terrorizmit, përdorimin e mekanizmave ngrirës të aseteve ekonomike kombëtare dhe ndërkombëtare që financojnë aktivitetet terroriste, si dhe rritjen cilësore të bashkëpunimit ndërkombëtar duke rritur vigjilencën e përbashkët mes shteteve në përballje me fenomenet e natyrës terroriste dhe radikale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 16 shtete ku prostitucioni është i ligjshëm
Previous article Deti, kura natyrale që shëron 16 sëmundje

F.autor

Postime të ngjashme

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë Politikë

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne Politikë

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne

"KISHTE MË SHUMË PEMË TË PRERA SE SA TË MBJELLA"/ Rama: Shumë nga ata që protestojnë në bulevard nuk e mbajnë mend Tiranën para 20 vitesh Politikë

"KISHTE MË SHUMË PEMË TË PRERA SE SA TË MBJELLA"/ Rama: Shumë nga ata që protestojnë në bulevard nuk e mbajnë mend Tiranën para 20 vitesh

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT