Shelby Pagan, 25-vjeç, i mbijetoi një goditjeje me makinë në qershor të vitit të kaluar. Kishte pësuar dëmtim në shtyllën kurrizore, në kokë dhe gjunj, por fatmirësisht ishte jashtë rrezikut për jetën.
Pas aksidentit ajo publikoi një foto në rrjete sociale me qafore, e gjakosur dhe me rimelin e shkatërruar nga të qarat, falënderoi ekipin mjekësor që u kujdes për të dhe pasi u ftillua mirë, falënderoi dhe krijuesin e penelit që mbante atë ditë.
Pas një tronditjeje aq të madhe, të qarave dhe qëndrimit për më shumë se 8 orë në spital, peneli i Shelby-t ishte i freskët, i mprehtë, sikur sapo e kishte vendosur. Dhe për ta ndarë këtë me gjithë botën, 25-vjeçarja publikoi foton e saj në faqen zyrtare të penelit të Kat Von D, ‘Tattoo Liner’, shoqëruar me përshtypjet më të mira.
“Rimeli më rridhte në të gjithë fytyrën nga të qarat, çdo produkt tjetër më ishte fshirë nga fytyra rrugës për në spital. Por jo peneli. Po postoj foton për t’ju treguar se ky rimel zgjat dhe duket shkëlqyeshëm pavarësisht gjithçkaje. Nuk do ta ndërroj kurrë!”
Katy tregon se shkrepi foton pas aksidentit si provë për policinë dhe për t’ja dërguar nënës që saj që jetonte jashtë vendit dhe ishte shqetësuar. Por pasi e publikoi në Instagram pak kohë më pas, njerëzit i thoshin vazhdimisht sa bukur i dukej makeup-i. Dhe ja ku është prova, aty, e gjallë.



