• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E vranë apo u vetëvra? Policia dhe Prokuroria pista të ndryshme hetimi për vdekjen e aktorit shqiptar
Home
Aktualitet
Kronikë

E vranë apo u vetëvra? Policia dhe Prokuroria pista të ndryshme hetimi për vdekjen e aktorit shqiptar

26 April, 2018 k.autor Aktualitet, Kronikë

Vdekje e dyshimtë po cilësohet rasti i Art Kurtit. Prokuroria nuk përjashton mundësinë që ish aktori i “O Sa Mirë” të jetë vrarë. Sot Policia dhe Prokuroria në Gjakovë, por edhe të afërmit e zyrtarit komunal kanë qenë të rezervuar, për të mos thënë të izoluar, për të komunikuar rreth rastit që shokoi qytetin.

Policia në Gjakovë dhe Prokuroria Themelore kanë dyshime të ndryshme për rastin e 23-vjecarit që u gjet i vrarë me një plumb, para tre ditësh, në një veturë, në fshatin Goden, në zonën kufitare me Shqipërinë. Derisa versioni zyrtar i policisë, qysh në ditën kur u gjet i vdekur ish-këshilltari për rini i kryetarit të Gjakovës, vazhdon të jetë se Art Kurti bëri vetëvrasje, Prokuroria nuk përjashton pistën e vrasjes së ish-aktorit. Përkundër kësaj, Prokuroria zyrtarisht deri më tash ka intervistuar vetëm një person në lidhje me rastin. I intervistuari ka qenë B.O., pronari i veturës në të cilën u gjet i vdekur zyrtari i komunës së Gjakovës.

Zyrtarisht për Express, të enjten nuk pranuar të flasë kryeprokurori gjakovar Ali Selimaj. Me arsyetimin se hetimi në këtë fazë është i ndjeshëm, dhe siç thotë ai çdo spekulim i mundshëm rreth rastit dëmton rrjedhën e hetimit. Megjithatë, në Prokurori Themelore të Gjakovës, kanë treguar për Gazetën Express se të enjten kanë marrë një rezultat preliminar të autopsisë së të riut që u bë i njohur për rolin e “Ylberit” në serialin “O Sa Mirë”. Raporti thotë se plumbi Art Kurtin e ka goditur në pjesën e djathtë të kokës. Në po këtë anë të trupit të pajetë, është gjetur edhe një revole, e cila vazhdon të mos dihet se e kujt ka qenë, e më të cilën dyshohet se u krye vrasja.

Gjatë ditëve në vazhdim, prokuroria pret që t’i marrë rezultatet nëse plumbi që shpoi anë e për tej kokën e artistit gjakovar korrespondon me gëzhojën që u gjet në veturë dhe me pistoletën më të cilinën u krye vrasja, që dyshohet se ndodhi të hënën pasdite, përkundër se u zbulua një ditë më pas. Nga ana tjetër, Policia në Gjakovë, në bazë të skenës së krimit dyshimet e rastit i ka drejtuar kah vetëvrasja.
Po ashtu, hetuesit policorë në Gjakovë, siç merr vesh Gazeta Express, kanë pranuar edhe informacione se viktima së fundi kishte shfaqur shenja depresive. Art Kurti, sipas këtyre burimeve, ishte po ashtu i zhytur në borxhe tek disa persona të ndryshëm, kryesisht miq të tij, si shkas i shprehive të tij në lojëra të fatit dhe narkomani. Megjithatë, raporti i obduksionit ka rezultuar se në momentin kur vdiq ish-aktori nuk ka qenë në ndikim të ndonjë droge. Dilema rreth këtyre dyshimeve mund të zbardhë edhe ekzaminimi i telefonit të ish-kandidatit për asamble komunale, në zgjedhjet e fundit në Gjakovë.

As Policia në Gjakovë, të enjten, nuk janë prononcuar zyrtarisht. Sikurse, Policia e Prokuroria, një ditë pasi Art Kurti u varros në varrezat e shehlerëve në Gjakovë, të izoluar për komunikim me gazetën kanë janë treguar edhe njerëz të afërm të ish-aktorit të ri. E i vetmi i intervistuar deri më tash, B.O., nga Gjakova, shok i vëllait të viktimës, ka thënë se veturën e tij, brenda së cilës u gjet i vrarë ish-këshilltari i kryetari të Gjakovës Adrian Gjini, ai ia ka huazuar Kurtit të hënën rreth orës 17:00.

Nga ai moment, sipas deklaratës së tij, më nuk kanë pasur kontakt me aktorin tashmë të vdekur, deri në momentin kur një ditë më pas është informuar nga policia se vetura e tij është shndërruar në skenë krimi. Trupi i pajetë i Art Kurtit u gjet të martën rreth orës 7 e 50 të mëngjesit, në fshatin Goden të Gjakovës. Viktima, që përveç një roli të suksesshëm në një serial të njohur në Kosovë, pas vetes la edhe shumë dyshime për vdekjen e tij, u varros të mërkurën pasdite në tyrben e “Sheh Fetahu-t” në Gjakovë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Dita më e keqe në ekran, askush nuk e vuri re çfarë i ndodhi Eva Muratit në emision (FOTO)
Previous article United fiton garën e merkatos, talenti sllovak bëhet “djall”

k.autor

Postime të ngjashme

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal Aktualitet

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit Aktualitet

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit

ZJARRET NË VEND/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT