• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“Takimi me Shullazin dhe tritoli pas ikjes në Greqi”, zbardhet dëshmia e Jani Zakës
Home
Aktualitet
Kronikë

“Takimi me Shullazin dhe tritoli pas ikjes në Greqi”, zbardhet dëshmia e Jani Zakës

26 April, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Kronikë

Se fundi, në Gjykatën e Krimeve të Rënda u zhvillua seanca gjyqësore ndaj Emiljano Shullazit dhe grupit të tij, që akuzohen për veprën penale “shtrëngim për dhënie pasurie dhe grup të strukturuar kriminal”.

Në seancë u paraqit avokati i Ylvi Beqes, Roland Samarxhi, që ishte thirrur për të dëshmuar në procesin gjyqësor në lidhje me regjistrimin e ish-hotel “Vollgës” në Durrës. Avokati i Beqes ka refuzuar që të dëshmojë përpara Gjykatës, pasi sipas tij, ai vijonte të ishte avokat i dëshmitarit të mbrojtur.

Që në nisje të seancës, avokati i tha Gjykatës se ai mund të zgjidhte me të drejtë të refuzonte të dëshmonte në gjyq. “E vetmja gjë që dua të them është se unë kam kryer veprime të rregullta dhe ligjore. Jam i gatshëm të përgjigjem për çdo veprim timin”, tha Roland Samarxhi, ndërsa përsëriti se nuk donte të dëshmonte.

Mirëpo, avokati i Shullazit, Ravik Gurra, u shpreh se pyetjet e tyre ndaj dëshmitarit nuk ishin konfidenciale, por kishin karakter procedural. Më parë, Ylvi Beqja ka kërkuar që të mos merret parasysh në gjyq dëshmia e mëparshme e avokatit të tij, Samarxhi, pasi sipas tij, ajo është kryer nën presion.

KËRKESA PËR BEQEN

Po kështu, gjatë seancës se djeshme, avokatët mbrojtës rikërkuan që të administroheshin si prova në proces lëvizjen e Ylvi Beqes jashtë vendit, duke u bazuar në të dhënat e sistemit TIMS. Sipas mbrojtësve, këto të dhëna janë thelbësore dhe mund të zbulojnë mashtrimet sipas tyre, të Ylvi Beqes, të cilin e akuzojnë se ka dërguar para në Mal të Zi dhe në Itali.

Sipas avokatit Denion Bogdani, duke iu referuar dëshmisë së Beqes, ai ka takuar noteren Aida Spahiu në Aeroportin e Rinasit për aneksin e kontratës për dhurimin e ish-hotel “Vollgës”, por ky aneks sipas tij është bërë në datën 14 dhjetor 2014.

Sipas të dhënave të sistemit TIMS, në këtë periudhë Ylvi Beqja nuk ka dalë jashtë Shqipërisë nëpërmjet Rinasit, por lëvizjet e tij kanë qenë nga Porti i Durrësit drejt Malit të Zi. Kështu, sipas Bogdanit, Ylvi Beqaj ka gënjyer në dëshminë e dhënë në gjyq. Gjithashtu, avokati Vladimir Meçe kërkoi që të sillej si provë edhe letra që Ylvi Beqja i ka dërguar ishProkurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llallës, kur në vitin 2016 i thoshte që të mos hetohej pronësia e ish-hotel “Vollgës”, por gjyqtarët e korruptuar. Kjo sipas tyre tregon se Ylvi Beqja nuk ka qenë i kërcënuar nga Shullazi dhe e gjitha ka qenë sajesë. Por këto u kundërshtuan nga Gjykata.

DËSHMIA E JANI ZAKËS

Në seancën e djeshme u lexua edhe dëshmia e biznesmenit Jani Zaka, i cili është larguar jashtë vendit dhe nuk gjendet nga autoritetet për të dëshmuar sërish në gjyq. Dëshmia që u lexua është ajo dhënë para Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

“Disa kohë më parë kam blerë një garazh nga një person i quajtur Fatmir Sinanaj. Garazhi ka qenë i pahipotekuar dhe e kam blerë me kontratë porosie. Ndërkohë, në lidhje me këtë çështje më ka kërkuar takim Emiljano Shullazi, i cili më telefonoi për këtë punë. Më telefonoi dhe më tha që ishte Emiljano Shullazi dhe duhet të takoheshim për çështjen e garazhit. Atë ditë që më ka marrë në telefon unë nuk isha në Tiranë dhe i them që nuk mundem, por që takimin do ta bënim ditën tjetër.

Të nesërmen më telefonon një person tjetër që ishte Blerim Shullazi, kushëriri i Emiljanos. Pasi kontaktova me të, shkova ta takoja. Ai më tha se duhet të zgjidhja problemin që kisha me Fatmir Sinanajn në lidhje me garazhin që i kish mbajtur peng, por në fakt unë e kisha blerë atë dhe këtë ia thashë edhe atij.

Për të zgjidhur këtë problem, unë duhet të takoja të nesërmen Fatmir Sinanajn, por ky takim nuk u zhvillua asnjëherë, pasi unë u frikësova nga mënyra që më kontaktuan. Unë jam larguar për në Greqi sepse nuk doja të bëja këtë takim. Gjatë kësaj kohe ka ndodhur edhe një shpërthim pranë garazhit që kisha blerë”, ka thënë ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ABUZIME ME TENDERAT/ Krimet e Rënda kërkojnë 5 VITE BURG për Artur Zoton. Dënimi plotësues... (DETAJET)
Previous article NDODH AJO QË NUK PRITEJ/ Inskenuan rrëmbimin e 11 vjeçarit, prokuroria kërkon dënim për autorët

Redaktor2

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi! Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi!

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete Aktualitet

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT