• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ABUZIME ME TENDERAT/ Krimet e Rënda kërkojnë 5 VITE BURG për Artur Zoton. Dënimi plotësues… (DETAJET)
Home
Breaking News

ABUZIME ME TENDERAT/ Krimet e Rënda kërkojnë 5 VITE BURG për Artur Zoton. Dënimi plotësues… (DETAJET)

26 April, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Prokuroria per Krimet e Renda kerkon denimin me 5 vite burg per ish-drejtorin e Pergjithshem te Burgjeve Artur Zoto.

Ky i fundit akuzohet per korrupsion te zyrtareve te larte ne lidhje me tenderat e ushqimit ne drejtorine e burgjeve ne kohen kur mbante postin e drejtorit.

Ne seancen e sotme, organi i akuzes kerkoi qe Zoto mos ushtroje funksione publike per 5 vite.

Kujtojme se Zoto u arrestua pas deshmise se ish-vartesit te tij Iljaz Labi. Ky i fundit bashkepunoi me drejtesine dhe tregoi se Zoto perfitonte 20 milione leke nga biznesmenet qe merrnin pjese ne tenderat e ushqimit.

Per Labin prokuroria kerkoi denimin me 5 vite burg, por per shkak te bashkepumit me drejtesine kerkoi qe te shfuqizohej ky denim.

Dëshmitë e tij në gjyq

Zoto: Nuk kam asnjë faj. Me Iliaz Labin kam pasur komunikim të ngrirë. Ai nuk ka qenë asnjëherë në zyrën time. Nuk kam pasur komunikim dhe as ndonjë takim fizik me biznesmenët.

Zoto, prokurores: Nëse jam këtu për gjëra të tjera ju e dini mirë.

Zoto, gjykatës: Kërkoj të ngrihet një komision i veçante që të verifikojë tenderin për të cilin akuzohem.

Arrestimi

Ish-drejtori i Burgjeve Artur Zoto, është arrestuar shkurtin e këtij viti pasi akuzohet për korrupsion. Gjykata ka vendosur masën “arrest me burg” për ish-zyrtarin e vënë në pranga nga policia pas vendimit gjyqësor. Hetimet për të nisën kur u arrestua ish-zëvendësi i tij Iljaz Labi.

Akuza

Zoto që u dorëhoq nga detyra pak kohë më parë, dyshohet se është i përfshirë në korrupsionin me tenderat e ushqimeve, për të cilat u arrestua zv/drejtori i burgjeve Iljaz Labi.

Një seri bisedash të përgjuara nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, kanë ngritur dyshime të forta për implikimin në aferat korruptive në tenderat e ushqimit në burgje, dhe të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Artur Zoto.

Në dosjen hetimore, ndodhen dhjetëra procesverbalë me biseda të transkiptuara, të cilat tregojnë se drejtori Zoto, tashmë i dorëhequr ka qënë në dijeni të këtyre aferave korruptive, dhe se Iljaz Labi nuk bënte asnjë hap, pa miratimin e Zotos.

Ndaj këtij të fundit prokuroria nuk lëshoi asnjë urdhër-arresti. Por dy ditë pas operacionit të arrestimit të zv/ndësit të tij Iljaz Labi dhe katër biznesmenëve Elidjan Laskaj, Ylber Kalaja, Shemsi Sinani e Nexhmi Balla, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve ka dhënë dorëheqjen, duke ja justifikuar largimin ministrit të Drejtësisisë Manjani nëpërmjet një letre, ku i shkruante se ishin motivet personale dhe familjare të tij, që e çonin në largimin nga kjo detyrë.

Por në një seri bisedash të përgjuara, pasqyrohet dhe një bisedë mes biznesmenëve Nexhmi Balla dhe Elidjan Laskaj, ku Nexhmiu e pyet Elidjanin se çfarë kishte bërë.

Nga ana tjetër Elidjani i thotë se sa kishte dalë nga Drejtoria e Burgjeve. “Ai”, i kishte thënë se do ta çonte lart dhe do t’i kthente një përgjigje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Hector Bellerin: I mbyll derën klubit italian
Previous article “Takimi me Shullazin dhe tritoli pas ikjes në Greqi”, zbardhet dëshmia e Jani Zakës

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi! Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi!

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete Aktualitet

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT