• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NUK LEJOHET në Europë/ Erdogan mbledh 10 mijë turq në Sarajevë
Home
Europë

NUK LEJOHET në Europë/ Erdogan mbledh 10 mijë turq në Sarajevë

26 April, 2018 Redaktor2 Europë, Nderkombetare

Presidenti i Turqisë, Reccep Tayyip Erdogan, me partinë e tij AKP, do të organizojë një tubim të madh elektoral në kryeqytetin e Bosnjë dhe Hercegovinës, Sarajevë, raporton BIRN
Gazeta turke pro-qeveritare, Yeni Safak, shkruan që tubimi i Erdogan në kryeqytetin ballkanik do të mbahet në kuadër të fushatës për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare dhe presidenciale në Turqi që mbahen më 24 qershor. Tubimi është planifikuar të mbahet më 20 maj.

Kjo gazetë raporton që në Sarajevë do të grumbullohen rreth 10 mijë turq të cilët do të sillen nga shtete të ndryshme të Europës e të Ballkanit. Përveç kësaj, edhe turqit e boshnjakët që jetojnë në Bosnjë do të marrin pjesë në fjalimin e Erdoganit.

Vendimi për të mbajtur një tubim të tillë në Sarajevë erdhi pasi disa shtete europiane nuk lejuan Erdoganin të bënte fushatë në territorin e tyre. Këtu përfshihen Holanda, Gjermani e Austria.

“Fushatat zgjedhore të Turqisë nuk do t’i lejojmë të mbahen në Austri më. Do t’i ndalim të gjitha fushatat dhe aktivitetet që lidhen me politikën turke në vendin tonë”, u ka thënë gazetarëve kryeministri austriak, Sebastian Kurz më 20 prill, vendim që nxiti zemërim nga turqit.
Diaspora turke numëron rreth gjashtë milionë turq dhe kjo ka bërë që të jenë element i rëndësishëm në proceset elektorale turke.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Tusk në Beograd: Për Serbinë nuk e vendos as Moska, as Brukseli, por vetë serbët
Previous article NUK DO TA BESONI/ Ajo ç'bëjnë Oriola dhe Noizy në mes të natës do të ngelni pa fjalë (FOTO+VIDEO)

Redaktor2

Postime të ngjashme

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës Botë

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president Botë

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president

ÇFARË PO NDODH NË LINDJEN E MESME? Paralajmërimi i ministrit të Jashtëm iranian: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi Botë

ÇFARË PO NDODH NË LINDJEN E MESME? Paralajmërimi i ministrit të Jashtëm iranian: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT