• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Tusk në Beograd: Për Serbinë nuk e vendos as Moska, as Brukseli, por vetë serbët
Home
Rajon

Tusk në Beograd: Për Serbinë nuk e vendos as Moska, as Brukseli, por vetë serbët

26 April, 2018 Ina.Autor Rajon

Presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk, ka deklaruar sonte në Beograd se e ardhmja e Serbisë nuk do të vendoset në kryeqendrat e rëndësishme botërore, si Uashington, Moskë, Bruksel, por vetëm në Serbi.

Pas takimit me shefin e shtetit serb, Aleksandar Vuçiç, Tusk u shpreh se serbët nuk do të lejojnë të mos vendosin vetë për të ardhmen e tyre.

“Bashkimi Evropian është dhe do të jetë partneri më i besueshëm i Serbisë dhe gjithë Ballkanit Perëndimor”, tha ai, duke shtuar se përgatitjet për Samitin e ardhshëm në Sofje në maj janë arsyeja kryesore për vizitën e tij.

“Në Samitin në Sofje, ne do të konfirmojmë gatishmërinë për të punuar në perspektivën evropiane të rajonit”, tha Tusk.

Ai shtoi se një nga temat e diskutuara ishte dialogu me Prishtinën. “E di se kjo është çështje e vështirë, por edhe zgjidhje strategjike e cila në fund do të shpaguhet. Në BE kemi ndërtuar një komunitet në mënyrë që askush të mos e paguajë pavarësinë e vet me gjakun e tyre, kështu që ne duhet ta shohim BE-në si një projekt me një dimension strategjik.

Së bashku mund të arrijmë pothuajse gjithçka – prosperitet, nivel më të lartë të jetës, demokraci, sigurinë dhe, mbi të gjitha, respektin e ndërsjellë dhe ruajtjen e identitetit kombëtar”, tha zyrtari i lartë evropian.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DUKET SE DIKUSH PO JA MBLEDH RASHELIT"/ Çfarë po ndodh me ish velinën e XING-ut, fshin fotot dhe ....
Previous article NUK LEJOHET në Europë/ Erdogan mbledh 10 mijë turq në Sarajevë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro Rajon

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme Rajon

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK Rajon

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT