Ky është momenti tronditës kur një vajzë që kishte ditëlindjen është përfshirë nga zjarri i një tollumbaceve të mbushura me gaz hidrogjeni në festën e saj dhe vuan djegie të tmerrshme.
Pamjet e publikuara tregojnë balonat që shpërthejnë, duke përfshirë vajzën dhe miqtë e saj në flakë ndërkohë që ndizet qiriri në tortën e saj të ditëlindjes.
Incidenti, sipas mediave të huaja, ka ndodhur të shtunën e kaluar në Indi dhe video ka qarkulluar në mediat sociale. Videoja u botua fillimisht në Facebook nga miku i saj i ditëlindjes, i cili filmoi episodin e ankthit në telefonin e tij celular.
Mediat gjithashtu shkruajnë se vajza, që besohet të jetë një adoleshente, pësoi djegie të tmerrshme në krahët e saj pas zjarrit. Shumë vende kanë ndaluar përdorimin e hidrogjenit në balona, sepse gazi është i ndezshëm dhe kështu vlerësohet shumë i rrezikshëm



