• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Policët nën stres nga vettingu, kreu i sindikatës: Ligji u fut në mënyrë të përshpejtuar
Home
Sociale

Policët nën stres nga vettingu, kreu i sindikatës: Ligji u fut në mënyrë të përshpejtuar

25 April, 2018 k.autor Aktualitet, Sociale

TIRANE-Ligji për vettingun në polici, gardë republike dhe në shërbimin për çështjet e brendshme dhe ankesat hyri shumë shpejt në zbatim dhe krerët e policisë nuk bënë asnjë punë paraprake me punonjësit për t’i sqaruar ata mbi procedurat që duhet të ndiqen. Kreu i sindikatës së policëve, Sadetin Fishta thotë se merr vazhdimisht ankesa nga policët të cilët nuk po i plotësojnë dot formularët e deklarimit të pasurisë, pastërtisë së figurës e formimit profesional.

Megjithëse kanë mbetur 10 ditë nga afati i dorëzimit të formularëve ende mes policëve ka paqartësi për dokumentet shoqërues, megjithëse nga ministria e brendshme është thënë se ato nuk janë të domosdoshëm dhe se mjaftojnë vetëm formularët deklarativë. Paqartësi kanë për nenin 33 të ligjit të vettingut, i cili i referohet deklarimit të pasurisë.

Sipas ligjit, policit i kërkohen 11 dokumente shoqërues për të ardhurat, shpenzimet, udhëtimet, arsimi i fëmijëve, sendet e paluajtshme etj, të cilat në fund listohen në një inventar. Kontradikta mes ligjit dhe deklaratave të krerëve të ministrisë së brendshme, ka sjellë konfuzion tek punonjësit e policisë. Sipas Fishtës, ata janë nën stres dhe reflektojnë ulje në performancën e punës.

Në këtë situatë kreu i sindikatës së policëve bën apel që formularët të plotësohen me aq dokumente sa policët mund të disponojnë e të dorëzohen brenda afatit ligjor. Në rast se komisionet e vlerësimit do të penalizojnë policët për mungesë dokumentacioni sindikata do I drejtohet gjykatës kushtetuese.

Ndryshe sa tha zv ministri i brendshëm, kreu i sindikatës thotë se problemi me bankat nuk është zgjidhur. Për të marrë vërtetim për të ardhurat punonjësit e policisë deri dje kanë paguar në 500 lekë në një bankë dhe një tarifë prej 1 mijë lekësh në një bankë tjetër.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Djokovic dështon që në debutim në Barcelonë, fiton Nadal
Previous article Këngëtarja shqiptare del për xhiro me reperin e njohur, “Kimikati” e tall keq: Ky e paska hundën si... (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

ARRESTIMI NË FRANCË/ Si ra pre e autoriteteve Ermal Beqiri dhe lidhja e tij me Ergys Agasin Aktualitet

ARRESTIMI NË FRANCË/ Si ra pre e autoriteteve Ermal Beqiri dhe lidhja e tij me Ergys Agasin

NUK KA "DRITË JESHILE"/ Gjykata amerikane bllokon rihapjen e Lotarisë Amerikane për vitin 2027 Aktualitet

NUK KA "DRITË JESHILE"/ Gjykata amerikane bllokon rihapjen e Lotarisë Amerikane për vitin 2027

"KEMI IDENTIFIKUAR PERSONAT E MASKUAR..."/ Kryepolici Hita: 52 të dyshuar për përfshirje në veprime të dhunshme, ia kemi çuar Prokurorisë Aktualitet

"KEMI IDENTIFIKUAR PERSONAT E MASKUAR..."/ Kryepolici Hita: 52 të dyshuar për përfshirje në veprime të dhunshme, ia kemi çuar Prokurorisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT