Bledar Jambelli, ose i quajtur edhe ndryshe Rikardo Muho, ndodhet jashtë Shqipërisë dhe policia e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Informacionet e para janë se ka dyshime që Jambelli të jetë fshehur në Gjermani.
Me 12 qershor të vitit 2017 Gjykata e Krimeve të Rëenda ka vendosur masen arrest me burg ne mungesë ndaj Jambellit dhe pak ditë më parë është bërë shpallja në kërkim ndërkombetar.
Gjithashtu, gazetarja e Panorama, Etleva Delia raporton se në kërkim është shpallur edhe kushëriri i Mikel Shallarit, ekzekutori i Cukut, i cili ndodhet në burg i arrestuar.
Kushëriri i Shallarit dyshohet të jetë ndërmjetësi mes Jambellit dhe Shallarit.
Mësohet se Jambelli ka qendruar në burg vetëm 6 muaj dhe çuditërisht Gjykata e Vlorës e ka liruar. Pas lirimit, ai ka kontraktuar Shallarin për vrasjen e Cukut për hakmarrje.


