• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“Ç’ka ndodhur?”, rënkime e gjendje shoku! Rrëfehet shqiptari që u bë dëshmitar i tmerrit në Kanada
Home
Aktualitet
Kronikë

“Ç’ka ndodhur?”, rënkime e gjendje shoku! Rrëfehet shqiptari që u bë dëshmitar i tmerrit në Kanada

24 April, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Kronikë

Metropoli kanadez ishte dje në gjendje shoku total pas një akti çmendurie të një 25 vjeçari me emrin Alek Minassian. Tragjedia ndodhi pikërisht në “Champs-Élysée”-në e Torontos, Yong Street. Rruga më e famshme, që ndan pjesën Lindore nga ajo Perëndimore e qytetit.

 

Me dhjetra e qindra kanë qenë ata që kanë përjetuar një tmerr të vërtetë. Plot 26 minuta kanë rrjedhur nga momenti i dhënies së alarmit deri tek arrestimi i të dyshuarit i cili në momentin kur ju afrua agjenti i policisë thërriste “më qëllo”.

Mediat nuk kanë rreshtur së dhëni informacion për ngjarjen minutë pas minute, duke ju referuar dëshmitarëve të drejtpërdrejtë. Një ndër më të njohurat prej tyre, Toronto Star, ka raportuar edhe emrin e një shqiptari i cili punon pikërisht në kryqëzimin Yong dhe Finch ku nisi tragjedia.

Bes Kondi, Property Manager i godinës 55 Yong Street, ka rendur menjëherë jashtë zyrës për të dhënë ndihmën e tij rreth orës 13:30, shkruante dje Toronto Star.

Ai është gjendur sëbashku më një agjent policie pranë njërit prej të aksidentuarve që dergjej përtokë në Yong Street, në kryqëzimin me Kempford Boulevard.

Kondi ka ndenjur pranë 60 vjeçarit të goditur nga furgoni dhe ka komunikuar me të deri në momentin kur mbërriti ambulanca. Kronika përshkruan dhe fjalët që kanë këmbyer Besi dhe i aksidentuari i cili në gjendje shoku rënkonte dhe pyeste vazhdimisht “ç’ka ndodhur, ç’ka ndodhur”.

Pas largimit të ambulancës në rrugë shihej ende mbi tokë xhaketa dhe këpucët e të lënduarit, raportonte e përditshmja prestigjioze kanadeze.

Pas leximit të shkrimit në Toronto Star, FlasShqip pati një komunikim telefonik mbrëmë vonë me Bes Kondin, shqiptarin që u bë dëshmitar i drejpërdrejtë i tragjedisë së Yong Street e që asistoi jo vetëm të dëmtuarit por edhe shumë persona të moshuar që banojnë ngjitur me godinën që ai manaxhon.

Rrugët u mbyllën dhe të moshuarit duheshin drejtuar përmes një itinerari tjetër deri në destinacion.

Por si e ka përjetuar ai ngjarjen e djeshme. Me zërin e qetë nga ana tjetër e linjës telefonike ai përshkroi kaosin e momenteve të para dhe shokun total të njerëzve të tronditur e me sy të përlotur. Mbresa të jashtëzakonshme i kishin mbetur nga aksioni i menjehershëm i policisë, zjarrfikëseve dhe ambulancave qe e morën në kohë rekord situatën nën kontroll si dhe asistuan gjithkënd në përpjekjet për të dhënë ndihmën e parë dhe evakuar sa më shpejt të plagosurit me synimin për të shpëtuar sa më shumë jetë.

“Kisha parë përmes TV ngjarje të tilla në Francë apo Gjermani, por kurre nuk e kisha menduar që një situatë të ngjashme do ta përjetoja drejpërdrejt këtu” – u shpreh Besi, me një zë plot dhimbje dhe emocion.

Bes Kondi, i lindur në Tiranë, ka emigruar në Kanada sëbashku me prinderit dhe vellain, Gazmendin, kur ishte vetëm 14 vjeç, pikërisht 18 vjet më parë. Prej dy vitesh ai punon si Property Manager pranë Kompanisë DEL Property Management.

Për Besin, si për cilindo banor të Torontos, 23 prilli 2018 nuk do të shlyhet kurrë nga kujtesa.

Ishte dita e një tragjedie që na bëri edhe një herë të kuptojmë se sa e kërcënuar është paqja dhe siguria e qytetarëve edhe në vendet të konsideruara më të sigurtat. Po jetojmë në një epokë paradoksesh të paimagjinuara më parë. Liria po kërcënohet gjithnjë e më tepër nga … vetvetja …

U prehshin në paqe shpirtrat e atyre viktimave fatkeqe që u ndodhën në vëndin e gabuar në momentin e gabuar … Amen!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Era Istrefi një "BOMBË" e vërtetë/ Pozon me bikini duket aq SEKSI dhe...(VIDEO)
Previous article NEGOCIATAT/ Donald Tusk mbërrin në Tiranë, pritet me ceremoni zyrtare nga kryeministri Rama (VIDEO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi! Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi!

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete Aktualitet

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT