• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Rama: Anëtarësimi në BE, interes kombëtar! Tusk: Rruga me pengesa, sfidë të bindim vendet anëtare
Home
Shqipëri

Rama: Anëtarësimi në BE, interes kombëtar! Tusk: Rruga me pengesa, sfidë të bindim vendet anëtare

24 April, 2018 Redaktor2 Breaking News, Politikë, Shqipëri

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk vizitoi sot Shqipërinë. Kjo vizitë vjen pas progres raportit  pozitiv i cili iu dorëzua qeverisë shqiptare nga Federica Mogherini dhe Johannes Hahn.

Tusk të ketë një tur në Ballkanin Perëndimor duke nisur sot nga Shqipëria, ndërsa më pas do të vizitojë Podgoricën, Beogradin, Sarajevën dhe Shkupin.

Në konferencën e përbashkët për shtyp mes presidentit të Këshillit të Europës dhe kryeministrit të vendit Edi Rama.

Donald Tusk në një mesazh për vendet e Ballkanit u shpreh se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të jetë partneri më i besueshëm për të gjithë rajonin.

“Donald Tusk një mik i imi, i shqiptarëve dhe i Shqipërisë”, u shpreh Rama në fjalën përshëndetëse, duke e cilësuar vizitën e Tusk në një kohë shumë të rëndësishme për vendin tonë pasi marrjes së progres raportit pozitiv.

Kryeministri Edi Rama ka falënderuar presidentin e këshillit europian Tusk, teksa në konferencën e përbashkët për shtyp me të e ka quajtur njohës të thellë të historisë së rajonit dhe problematikave të tij.

“Jemi të vetëdijshëm për të gjitha sfidat dhe vështirësitë që na presin në këtë proces, ashtu si kemi bindjen e plotë se sfidat janë të kapërcyeshme vetëm mes bashkëpunimit dhe ndërveprimit që deri tani na ka sjellë në këtë pikë mes nesh KE dhe vendeve anëtare. Për ne ky proces lidhet me të ardhmen e vendit, detyrimi ndaj gjeneratave dhe ndërtimit të Shqipërisë evropiane këtu. Do mund, durim dhe kohë, por është një proces që jemi të përfshirë se e kërkon interesi ynë kombëtar. Me presidentin që është njohës i thellë i rajonit, folëm edhe për procesin e thellimit të bashkëpunimit ndër rajonal dhe nënvizova se ky proces është i lidhur me perspektivën evropiane të vendeve të rajonit. Ne e pritëm me një diell që shkëlqen në lartësinë e famës së dritës në vendin tonë, jam i bindur që pos të tjerave dielli i Shqipërisë do t’ja lehtësojë peshën e grisë së Brukselit prej nga ai sapo ka ardhur”- tha ai.

Nuk munguan as batutat e kreut të qeverisë gjatë kësaj konference: “Pas muaj të tërë pa diell, ku gati-gati na u duk sikur jetonim në Londër, arritëm ta presim me një diell që shkëlqen në lartësi. Dielli i Shqipërisë do t’ia lehtësojë peshën e grisë së Brukselit, prej nga edhe ka ardhur”, tha Rama duke iu referuar Donald Tusk.

Nga ana e tij, Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, megjithëse u shpreh me nota optimiste, theksoi se anëtarësimi i Shqipërisë në BE do i ngjajë një rruge me pengesa sesa një autostrade. Sfidë, Tusk cilësoi bindjen e vendeve skeptike.

“Do të jetë sfidë që të binden të gjitha shtetet anëtare të BE. Jam i vetëdijshëm që ky proces do i ngjajë një gare me pengesa se sa një autostrade, por BE dhe Ballkani Perëndimor e kanë vendin sëbashku, mund të mbështeteni tek unë edhe në këtë proces të ndërlikuar.

Edhe pse jam i kujdesshëm, sot mund të them se jam optimist kur bëhet fjalë për këtë perspektivë afatgjatë dhe në këtë perspektivë afatshkurtër përsëri optimist”.

Batutës së Ramës, Tusk iu opërgjigj gjithashtu me batutë kur tha se shqiptarët, sipas tij, janë më europianë se disa popuj që tashmë janë pjesë e Bashkimit Europian.

“Kam ndjesinë personale se jeni më europiane ju këtu, sesa disa europianë të BE-së”, tha Donald Tusk.

Ai preferoi ta mbyllte fjalën e tij me një mesazh për tolerancën fetare në Shqipëri dhe u shpreh: Jeni më europianë ju këtu, se sa disa në BE.

ERTV Live😊: Deklarata e përbashkët për shtyp me Presidentin e Këshillit Europian, Donald Tusk 🇦🇱🇪🇺

Gepostet von Edi Rama am Dienstag, 24. April 2018

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Hamilton: Nuk dorëzohem, sezoni është ende i gjatë
Previous article "Si vjen në jetë me të vërtetë një fëmijë", libri për vogëlushët që tronditi opinionin

Redaktor2

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi! Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi!

DITA 32 E DY E TUBIMIT/ Protestuesit para Kryeministrisë: Policia tejkaloi kompetencat Aktualitet

DITA 32 E DY E TUBIMIT/ Protestuesit para Kryeministrisë: Policia tejkaloi kompetencat

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate Politikë

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT