Kjo foto u kap momentin kur një vajzë tetëvjeçare puthi nënën e saj, para se të humbiste betejën me kancerin.
Vicky u diagnostikua me kancerin e gjirit të fazës 3 në 2016, një vit pasi partneri i saj Bob, babai i Roxy-it, vdiq në moshë 55 vjeç.
Në atë kohë Roxy ishte vetëm pesë vjeç.
Roxy tani do të jetojë me motrën e Vicky Teresa, 41 vjeç dhe familjen e saj në Cambridgeshire. E pyetur nga FEMAIL, Teresa tha se mbesa e saj po tregohej shumë e guximshme në përballimin e vdekjes së së ëmës.
Ajo tha: “Është një jetë krejtësisht e re për të, një shtëpi të re, një familje të re, një shkollë të re. Por ajo është shumë e guximshme. ‘
Vicky zbuloi gjendrën në gjoksin e saj në korrik 2016, pothuajse një vit pasi Bobi vdiq nga një sëmundje në zemër.