• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Komandimi i kabinave online, Gjiknuri: OSHEE në rrugën e modernizimit
Home
Shqipëri

Komandimi i kabinave online, Gjiknuri: OSHEE në rrugën e modernizimit

23 April, 2018 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri shoqëruar nga administratori i OSHEE-së Adrian Çela panë nga afër investimet e kryera në sistemin e komandimit online të kabinave elektrike dhe zyrave të Shërbimit ndaj Klientit në degën e Tiranës.

“Hapim një sportel të ri të Kujdesit ndaj Klientit, në një ambient që ka qenë mizerabël. Është transformuar në një ambient tejet modern dhe në kushte mjaft të përshtatshme për t’i shërbyer qytetarëve. Por risia e këtij inaugurimi është kjo sallë e dispecerisë qendrore të Drejtorisë Rajonale Tiranë, ku ne kemi implementuar për herë të parë monitorimin online të kabinave. Këtu janë rreth 30 kabina të qendrës së Tiranës që monitorohen online dhe ky është një proces që do të vazhdojë të shtrihet. Brenda vitit në rreth 250 kabina të tjera në Tiranë dhe do të vazhdojë të zgjerohet në Durrës, Vlorë, Shkodër dhe në Elbasan, qytetet kryesore”, u shpreh Çela.

Komandimi në distancë i kabinave elektrike i jep mundësinë stafit teknik që të operojë më shpejt dhe më mirë në rrjet, të ulë numrin e defekteve, numrin e ndërprerjeve dhe të ruajë pajisjet.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri tha se ky është shembull i rrugës së modernizimit në të cilën ka hyrë Operatori i Shpërndarjes.

“Shumë shpejt ne do të përzgjedhim edhe dy konsulentë shumë të rëndësishëm nga pikëpamja e menaxhimit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë. Njëri do të jetë si konsulent biznesi apo një lloj bashkëmenaxheri shumë profesionist, për ta menaxhuar kompaninë nga pikëpamja komerciale dhe këtu kemi mbështetjen e bankës gjermane KfW. Gjithashtu do kemi një tjetër konsulent për përfundimin e procesit të outbandit, pra të ndarjes së Operatorit të Shpërndarjes në tre shoqëri të reja. Qëllimi final do të jetë që kompania të përgatitet për fazën më të thellë dhe më intensive të procesit të liberalizmit”, theksoi Gjiknuri.

Sipas tij, një tjetër zhvillim i rëndësishëm është fillimi i disbursimit të kredisë së BERZH-it për Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare.

“Ky është një tjetër gur kilometrik në forcimin e reformave, pasi do të bëjë të mundur një disiplinë më të mirë financiare. Janë 218 milion Euro të cilat jepen nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim për sektorin elektroenergjetik. Çfarë bën kjo?! Kjo bënë që të disiplinohet marrëdhëniet e pagesave mes shoqërive dhe fillimi i uljes së stokut të borxhit publik në vite. Ju e dini që sektori elektroenergjetik ka qenë një barrë e rëndë që ka krijuar një borxh publik sidomos deri në vitin 2013 dhe ristrukturimi i kësaj kredie bën të mundur që ky borxh të fillojë e të ulet duke hapur hapësira në Buxhetin e Shtetit për investime të tjera në fusha të tjera, por qoftë edhe në energji, jo më si borxhet që ishin krijuar nëpërmjet overdrafteve”, nënvizoi Gjiknuri.

Këto zhvillime në vlerësimin e ministrit janë tregues se institucionet ndërkombëtare kanë shumë besim tek reforma në energji dhe proceset liberalizuese.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Liverpool – Roma/ Kush triumfon në Anfield me këtë skemë?
Previous article Hasi pranë ekipit të ri, nis merkaton me një 37-vjeçar?

Redaktor2

Postime të ngjashme

PD BOJKOTOI SEANCËN/ PS 72 vota pro ndryshimeve në ligjin e SHISH! Ja ligjet e miratuara nga Kuvendi Politikë

PD BOJKOTOI SEANCËN/ PS 72 vota pro ndryshimeve në ligjin e SHISH! Ja ligjet e miratuara nga Kuvendi

"THONJTË E POLITIKËS SË DËSHTIMIT PO DALIN NË PAH"/ Rama: Protesta e bukur ia ka lënë vendin filmit të vjetër… Breaking News

"THONJTË E POLITIKËS SË DËSHTIMIT PO DALIN NË PAH"/ Rama: Protesta e bukur ia ka lënë vendin filmit të vjetër…

PËRPLASJET PARA PARLAMENTIT/ PD merr vendim: Nuk shkojmë në seancë, Kuvendi i rrethuar nga policia... Politikë

PËRPLASJET PARA PARLAMENTIT/ PD merr vendim: Nuk shkojmë në seancë, Kuvendi i rrethuar nga policia...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT