TOKIO (Japoni) – Mbreti dhe mbretëresha e Suedisë në vizitë zyrtare në Japoni. Ata do të marrin pjesë në një darkë me perandorin dhe perandoren dhe do të takohen me kryeministrin, Shinzo Abe.
PEKIN (Kinë) – Ministrja indiane e Punëve të Jashtme, Sushma Swaraj pritet në Pekin nga homologu kinez, Wang Yi.
WIESBADEN (Gjermani) – Për herë të parë në 150 vitet e historisë së saj, partia social-demokrate gjermane zgjedh një grua në krye, Andrea Nahles, me shpresën për të dalë nga kriza.
ZAGREB (Kroaci) – Ceremoni zyrtare në nderim të viktimave të kampit të përqendrimit të Jasenovac, bojkotuar nga komuniteti hebre, minoriteti serb dhe shoqëritë antifashiste.
ROMË (Itali) – Zgjedhje rajonale në të gjithë rajonin e vogël të Molises.
HANOVËR (Gjermani) – Panairi i Hanoverit, salloni i teknologjisë industriale.
STRASBURG – Publikohet raporti për një çështje të dyshuar korrupsioni nga Azerbajxhani.
TORONTO (Kanada) – Takim i ministrave të Punëve të Jashtme të G7.
UASHINGTON (SHBA) – Emmanuel Macron jep një intervistë për stacionin televizivv “Fox News” para vizitës në SHBA./
/ec/


