• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Sekreti i errët i Nenit 39/ Si u përjashtuan nga Kryesia e PD 25 veta. Nga dhëndrri i Berishës tek Flamur Noka (LISTA)
Home
Shqipëri

Sekreti i errët i Nenit 39/ Si u përjashtuan nga Kryesia e PD 25 veta. Nga dhëndrri i Berishës tek Flamur Noka (LISTA)

22 April, 2018 Redaktor1 Breaking News, Politikë, Shqipëri

Plot 25 figura kryesore të PD, janë përjashtuar automatikisht me ndryshimin e nenit që rregullon përbërjen e kësaj strukture në statutin e ri të PD. Paketa me ndryshimet në statutin e Partisë Demokratike, përpos përfshirjes së Jozefina Topallit në Këshillin Kombëtar dhe ndryshimin e rregullave për zgjedhjen e kandidatëve për deputetë dhe kryetar bashkie, ka prodhuar edhe një surprizë të tjetër.

Jamarbër Malltezin, dhëndri i ish-kryeministrit, Sali Berisha, nuk do të jetë më në Kryesinë e Partisë Demokratike. Krahas Malltezit nga Kryesia e PD largohen automatikisht edhe krerët kryetarët dhe nënkryetarët e Komisioneve të Përhershme Parlamentare që i përkasin PD, ku bëjnë pjesë ish ministra të rëndësishëm të PD dhe figura që konsideroheshin deri dje, kryesore të kësaj partie.

Në total, nga Kryesia e PD përjashtohen automatikisht 25 figura të kësaj partie. Të gjithë të përjashtuarit, për t’u bërë sërish anëtarë të Kryesisë, duhet të kandidojnë dhe të zgjidhjen me votim të fshehtë nga Këshilli Kombëtar. Por, me votim nga Këshilli Kombëtar, mund të zgjidhjen vetëm 15 anëtarë, një numër mjaft i reduktuar në krahasim me numrin e të larguarve.

Statuti i aktual i PD
Neni 39
Kryesia e Partisë
Kryesia e Partisë përbëhet nga:
Kryetari i Partisë;
Nënkryetarët e Partisë,
Sekretari i Përgjithshëm, Drejtuesit e Departamenteve dhe Sekretarët Funksionalë të zgjedhur nga Këshilli Kombëtar.
Kryesia e Grupit Parlamentar, ku përfshihen Kryetari, Nënkryetari, Sekretari dhe Zëdhënësi.
Kryetari apo Nënkryetari i Kuvendit që i përket Grupit Parlamentar të PD
Kryetarët apo Nënkryetarët e Komisioneve të Përhershme Parlamentare që i përkasin Grupit Parlamentar të PD-së;
Kryetarët e organizatave partnere.

Statuti i ndryshuar i PD
Neni 52
Kryesia e PDSH
Kryesia e PDSH përbëhet nga:
a) Kryetari i Partisë;
b) Nënkryetarët e Partisë;
c) Sekretari i Përgjithshëm, dhe Sekretarët Funksionalë të zgjedhur nga Këshilli Kombëtar;
d) Kryetarët e organizatave partnere;
e) 15 (pesëmbëdhjetë) anëtarë të zgjedhur me votim të fshehtë nga Këshilli Kombëtar, nëpërmjet një numri kandidaturash të paktën sa dyfishi i numrit të vendeve vakante.
f) Zëdhënësi i Partisë, si dhe Sekretari për Marrëdhëniet Ndërkombëtare që emërohen nga Kryetari i PDSH.

Krerët e departamenteve që largohen nga Kryesia e PD
1. Jamarbër Malltezi, ambienti, pyjet dhe turizmi
2. Florion Mima, ekonomia dhe tregu
3. Sherefedin Shehu, financat publike, tregu bankar financiar dhe jo bankar
4. Jemin Gjana, kontributet historike
5. Tritan Shehu, shëndetësia
6. Enkelejd Alibeaj, siguria, rendi publik, lufta kundër krimit
7. Suzana Guxholli, energjia dhe burimet natyrore
8. Ervin Minarolli, infrastruktura dhe transporti
9. Enkelejda Sallaku, bujqësia, zhvillimi rural, peshkimi dhe agroindustria
10.Endri Hasa, shoqëria e informacionit
11.Avenir Peka, siguria kombëtare
12.Kastriot Sulka, punësimi dhe çështjet sociale
13.Bardh Spahia, emigracioni dhe diaspora
14.Lealba Pelinku, antikorrupsioni, aksesi publik në shërbime dhe transparenca në qeverisje
15.Enri Çeno, të drejtat e njeriut dhe liritë themelore
16.Ardian Turku, pushteti vendor dhe administrimi i territorit
17.Luciano Boçi, Arsimi, shkenca dhe inovacioni
18.Arben Skenderi, kultura, rinia dhe sporti
19.Laura Vorpsi, integrimi Europian
20.Kreshnik Çollaku, politika e jashtme
21. Gent Malko, pronat

Krerët dhe nënkryetarët e komisioneve që largohen nga Kryesia
1. Flamur Noka, zëvendëskryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare
2. Genc Pollo, kryetar i Komisionit të Integrimit Evropian.
3. Jorida Tabaku, zëvendëskryetare e Komisionit të Ekonomisë
4. Albana Vokshi, kryetare e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AXHENDA NDËRKOMBËTARE 22/04/2018/Ngjarjet më të rëndësishme sot në BOTE
Previous article Nuk do ta njihni/ Këngëtari Ermal Fejzullahu në formën më të mire fizike (FOTO)

Redaktor1

Postime të ngjashme

TRAFIKIMI I 50 TON KOKAINË/ Mes 10 emrave të goditur nga SPAK, kush është “Fantazma e drogës” Armando Pacani (FOTO) Aktualitet

TRAFIKIMI I 50 TON KOKAINË/ Mes 10 emrave të goditur nga SPAK, kush është “Fantazma e drogës” Armando Pacani (FOTO)

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar Aktualitet

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave Breaking News

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT