• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Bamir Topi i “përvishet” pemëve me Veliajn: Disa kanë vendosur të mbjellin sherre, disa pemë
Home
Sociale

Bamir Topi i “përvishet” pemëve me Veliajn: Disa kanë vendosur të mbjellin sherre, disa pemë

21 April, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Sociale

Pas Alfred Moisiut, edhe ish Presidenti i Republikës, Bamir Topi iu bashkua aksionit të Bashkisë së Tiranës për gjelbërimin e qytetit. Ai dhe nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi dhuruan 20 pemë bli, të cilat i mbollën në rrugën e “Kokonozëve”. Kryebashkiaku Erion Veliaj falenderoi ish Presidentin për këtë gjest dhe theksoi se ky veprim tregon përgjegjësinë e çdo qytetari për t’u kujdesur për qytetin e tij.

“Si një qytetar model, miku ynë Bamir Topi, na u bashkua në mbjelljen disa pemëve bli në këtë rrugë pranë lagjes së tij, si një mënyrë për të treguar se atdheu fillon te dera e shtëpisë tënde. Ne mund të flasim tërë kohën për krenari të mëdha kombëtare apo gjeste patriotike, por gjest më patriotik se mbash pastër qytetin dhe ta gjelbërosh atë, nuk ka. Të gjithë e kemi kuptuar se nga ai që është president, tek ai që pastron qytetin, jemi në shërbim të këtij vendi”, tha Veliaj.

Presidenti Bamir Topi shprehu mirënjohjen e tij për punën që po bën Bashkia e Tiranës në gjelbërimin e qytetit, duke theksuar faktin se ndryshe nga të tjerët që mbjellin vetëm debate, ajo ka zgjedhur të mbjellë pemë. “Ndihem vërtet i gëzuar që jam krah mikut tim kryetarit të Bashkisë së Tiranës. E falenderoj dhe e përgëzoj pa masë për këtë gjelbërim intensiv të qytetit, i cili e ka pasur në traditën e hershme, por na u desh ta rikuperojmë me shumë vullnet, por edhe me punë. Gjelbërimi është ndjesi fillimisht, e dyta është pasion, kulturë dhe një investim për gjeneratat që do të vijnë. Jetojmë në kohë interesante, disa mbjellin pemë, disa mbjellin sherre. Unë besoj se Erioni është nga ata njerëz që me ndjeshmërinë e tij do të mbjellë pemë dhe harmoni në qytetin që drejton”, tha ish Presidenti, Topi.

Nga ana tjetër, Veliaj vlerësoi sdolidaritetin e treguar qytetarët e Tiranës, si dhe të gjitha bizneset dhe institucionet, duke dhuruar pemë për të kontribuar për një qytet më të gjelbër. “Në këtë aksion na janë bashkuar mijëra qytetarë, të cilët na kanë dhuruar rreth 100 mijë pemë. Kjo do të thotë se qyteti mund të ketë shumë probleme, por kur ka solidaritet, jemi bashkëautorë të modernizimit të qytetit. Më vjen mirë që edhe mediat ndërkombëtare po e vënë re, se kjo nuk është një punë që bëhet nga një president apo nga një kryetar bashkie, por i gjithë qyteti është përfshirë në një fushatë fantastike solidariteti për mjedisin dhe për të ardhmen e fëmijëve”, u shpreh Veliaj.

Ai theksoi se ky aksion që zgjati për disa muaj do t’i shërbejë Bashkisë së Tiranës si një objektiv për t’u ndjekur çdo vit, deri në krijimin e Pyllit Orbital. “I ftoj të gjithë, sa na mban ende moti dhe ka ende lagështirë në tokë, është moment ideal për të mbjellë. Në shtëpinë apo bahçen e tyre, në komunitet, poshtë pallatit, në kopësht, shkollë a çerdhe, secili të japë një kontribut. Tani që e kemi kthyer në standard, kurrë nuk do të zbresim nga kjo 100 mijëshe”, theksoi kryebashkiaku Veliaj.

Ndërkohë, pjesë e kësaj nisme u bënë edhe punonjësit e Prefekturës së Tiranës, të cilët krahas kontributit që japin çdo ditë në mirëadministrimin e punëve në qytet, sidomos në kohë emergjencash, i dhuruan Tiranës 50 pemë kumbulla të kuqe. “Falenderoj stafin e Prefekturës sepse secili prej tyre dhuroi nga një pemë, të cilat pasurojnë pjesën jugore të liqenit të Tiranës. Për këtë më vjen mirë sepse po rigjenerojmë një pjesë të drurëve, që prej moshës duhet të zëvendësohen me pemë të reja”, tha kryetari Veliaj.

Prefektja e Tiranës, Suzana Jahollari, vlerësoi nismën e Bashkisë për shtimin e gjelbërimit dhe theksoi se po krijohet një traditë e bukur, me energji pozitive, që po reflektohet në qytet dhe komunitet. “Stafi i Prefekturës është shumë i lumtur që i bashkohet nismës së Bashkisë së Tiranës, për ta bërë qytetin më të bukur, më të gjelbër. Është një aksion shumë i bukur, jo vetëm për faktin që shton gjelbërimin, por po krijon atë traditën e bukur, me një energji të paparë pozitive, që njerëzit kanë dëshirë të bëhen pjesë e këtij aksioni. Përmirësojmë cilësinë e jetës tonë, lidhemi bashkarisht, forcojmë kohezionin e qytetit tonë dhe është bukur. E përgëzoj kryetarin e Bashkisë për këtë punë shumë të bukur që ka bërë dhe do vazhdojmë të jemi kontribuues përsëri”, deklaroi ajo.

Aksionit të Bashkisë së Tiranës për mbjelljen e pemëve iu bashkuan edhe shqiptarët e Kosovës, të cilët e shohin Tiranën si kryeqytetin e gjithë shqiptarëve. Nëpërmjet një nisme krejtësisht individuale, drejtori i Ujësjellësit të Prizrenit, Besim Baraliu dhuroi disa pemë, të cilat u mbollën në Parkun e Liqenit. Kryebashkiaku Veliaj e falenderoi në mënyrë të veçantë gjestin e Besim Baraliut, i cili ndonëse nuk jeton në Tiranë, kontribuoi për gjelbërimin e kryeqytetit.

Një nga kontribuesit në aksionin e mbjelljes së pemëve ishte edhe kompania e prodhimit dhe tregtimit të produkteve të qumështit “Gjirofarma”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Real Madrid ia bën pagën 30 mln euro Ronaldos
Previous article Albëria në “garë” me vajzën, nuk do ta besoni se si u shfaq këtë herë (FOTO)

Redaktor2

Postime të ngjashme

"O HIÇËR, NUK MUND TË VERBONI NJË SHQIPËRI TË TËRË"/ Gjergj Luca - protestuesve: Po tkurreni çdo ditë Aktualitet

"O HIÇËR, NUK MUND TË VERBONI NJË SHQIPËRI TË TËRË"/ Gjergj Luca - protestuesve: Po tkurreni çdo ditë

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar Aktualitet

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza Aktualitet

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT