Petrit Vasili thotë se kryeministri Edi Rama nuk mund të qeverisë më tepër pasi sipas tij kryesisht mandati i dytë është mbushur me banditë.
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim përmes një dalje për media nënvizon se shefi i qeverisë po punon kundër çeljes së negociatave duke shtuar se Rama po punon kundër tyre.
Ndërkohë, Vasili siguron se Shtetet e Bashkuara e kanë vëmendjen 24 orë në Shqipëri.
“Shqiptarët janë njohur me një reagim unikal dhe të paprecedentë lidhur me një qeverisje që po ecën me shpejtësi marramendëse drejt një rrënimi ekonomik e politik si asnjëherë më parë”, tha Vasili.
Bashkëbisedim me gazetarët
Gepostet von Petrit Vasili am Samstag, 21. April 2018


