• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Kisha Katolike i bashkohet revolucionit të gjelbër, Veliaj: Kush është më i pari ndër ne
Home
Sociale

Kisha Katolike i bashkohet revolucionit të gjelbër, Veliaj: Kush është më i pari ndër ne

21 April, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Sociale

Pjesë e revolucioni të gjelbër në Tiranë u bë edhe Kisha Katolike. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Arkipeshkvi i Arkidioqezës Metropolitane të Tiranë – Durrësit, imzot George Frendo morën pjesë në mbjelljen e pemëve, ndërsa vlerësuan rëndësinë që ka mbjellja e pemëve në përmirësimin e cilësisë klimës dhe ajrit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj falënderoi klerin katolik, jo vetëm për pemët që mbolli, por edhe për gjithçka kontribuon që Tirana të jetë më e mirë dhe më solidare.

“Unë jam shumë krenar sot për Kishën Katolike, për Imzot Fendon për shërbesën e Kishës Katolike në qytetin tonë, por edhe në gjithë Shqipërinë dhe më vjen mirë që në këtë fushatë të gjithë aktivistët e Kishës Katolike, qoftë ata që shërbejnë në shërbesat fetare apo ata që janë në shërbesat sociale, na janë përgjigjur pozitivisht për këtë fushatë të mbjelljeve. Më vjen mirë që me monsinjor Fendon, ne kemi filluar një traditë ku në vend të mbledhjeve protokollare, ato pak mundësi që janë shkojnë në ndihmë të të varfërve, të atyre që janë persona me aftësi të kufizuar, të komunitetit rom dhe besoj që kemi zbatuar atë këshillë të urtë, ku më i pari ndër ne është ai që shërben më shumë, jo ai që flet më shumë si komandant”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës.


Arkipeshkvi i Arkidioqezës Metropolitane të Tiranë – Durrësit, Imzot George Frendo vlerësoi angazhimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës për ta bërë kryeqytetin edhe më të bukur.

“Unë dëshiroj të përfitoj nga rasti për t’u falënderuar për mbështetjen tuaj. Kur kemi organizuar darkë për të varfrit dhe për personat me aftësi të kufizuar, unë kam pranuar apelin që keni bërë për një qytet plot me gjelbërim sepse gjelbërimi i qytetit është shenjë që është një qytet i gjallë, i bukur. Unë, si keni përmendur ju, Papa Françesku në fakt në veprën e tij mbi mjedisin ka bërë apel që të ruajmë bukurinë e krijimit, por edhe Papa Gjon Pali i Dytë, edhe ai ka bërë shumë herë apel që të ruajmë bukurinë e krijimit dhe t’u lëmë pasardhësve tanë një botë më të bukur. Sigurisht, me angazhimin tuaj për një Tiranë më të bukur do t’i dhuroni gjeneratës së ardhshme një qytet më të bukur”, u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i Konferencës Ipeshkvnore, Imzot George Frendo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ofroi seks falas, për pak minuta mbi 3 mijë persona i shkojnë te dera e saj
Previous article Përplasja Marquez-Rossi, polemika gjatë takimit të Komisionit për Sigurinë në MotoGP

Redaktor2

Postime të ngjashme

"O HIÇËR, NUK MUND TË VERBONI NJË SHQIPËRI TË TËRË"/ Gjergj Luca - protestuesve: Po tkurreni çdo ditë Aktualitet

"O HIÇËR, NUK MUND TË VERBONI NJË SHQIPËRI TË TËRË"/ Gjergj Luca - protestuesve: Po tkurreni çdo ditë

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar Aktualitet

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza Aktualitet

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT