Flokët janë pika e dobët e shumë njerëzve në ditët e sotme, atyre u kushtohet një rëndësi shumë e madhe. Ata shpesh kanë probleme të mëdha në rritjen e tyre, pasi që ata i kanë prerë ato apo thjesht ato nuk rriten. Arsye për ketë mund të jetë edhe sasia e vogël e vitaminave në organizmin tonë. Janë disa vitamina që ndihmojnë në rritjen e tyre dhe ato shumë lehtë mund të gjenden në ushqimet që ne i konsumojmë në përditshmëri,transmeton Indeksonline.Ja disa nga to:
1.Vitamina D
Të gjithë e dimë se “vitamina e diellit” na jep një energjie të nevojshme për organizmin tonë, por vitamina D mund të stimulojë edhe gjëndrën e flokëve dhe aktivizon qelizat brenda boshtit të flokëve. Gjithashtu ndihmon në kontrollin e balancës minerale të trupit tuaj, posaçërisht në nivelet e zinkut. Salmoni, drithërat dhe kërpudhat janë burime të shkëlqyera të vitaminës D, siç është rrezja e diellit natyror.
2.Vitamina A
Vitamina A rol të madh në parandalimin e tharjes së flokëve, mbajtjen e zbokthit dhe rregullimin e acidit retinoik (shumë prej të cilave mund të çojë në humbjen e flokëve) në flokë. Nga dy burime kryesore – Retinoidet, të cilat gjenden në fasulet, mëlçinë dhe vezët – dhe karotenoidet, që gjenden në fruta dhe perime si spinaqi, karrota dhe mango, vitamina A është një antioksidant i fuqishëm që nuk mund të bëjmë pa. Ajo gjithashtu ndihmon në mbrojtjen dhe prodhimin e vajrave në kokën tuaj, dhe të qenit e ulët sasia e vitaminës A mund t’ju shkaktojë zbokthin. Megjithatë është e mundur se nëse konsumojmë sasi të madhe të vitaminës A mund pengojë rritjen e flokëve prandaj, mos e kaloni sasinë prej 700mg në ditë.
3.Vitamina C
Kemi dëgjuar se vitamina C është thelbësore për mbajtjen e një sistemi të shëndetshëm imunitar, por ajo gjithashtu mund të bëjë mrekulli për rritjen e flokëve. Ndihmon në ndërtimin e kolagjenit, i cili stimulon që gjëndra të zgjatet dhe ndihmon në thyerjen e hekurit, një komponent thelbësor i flokëve të gjata dhe të forta. Arsyeja kryesore që na nevojitet është se ndihmon në transportimin e oksigjenit në të gjithë trupin. Vitamina C siguron që trupi të marrë oksigjen të mjaftueshëm për çdo qelizë që punon në ruajtjen e flokëve, lëkurës dhe thonjve të shëndetshëm. Spinaqi, brokoli dhe specat, përmbajnë sasi të larta të vitaminës C.
4.Vitamina E
Stimulimi i zgjerimit të kapilarëve dhe promovimi i një furnizimi të fortë të gjakut është ajo që vitamina E bën më së miri. Kjo do të thotë se ajo na ndihmon të kemi një kokë të shëndetshme, e cila vendos bazën për flokë të gjatë dhe të forta.Pasi vitamina E ndikon në pompimin e gjakut, mbi dozimi i saj mund të shkaktojë probleme të gjakderdhjes. 15 mg është sasia e lejuar e konsumimit brenda ditës. Më së shpeshti kjo vitaminë gjendet në bajame, kivi, papaja, fara luledielli, dhe spinaq.
5.Viamina H
Kjo vitaminë njihet me emrin biotinë, hulumtimet e kanë lidhur mungesën e biotineve si shkaktar i humbjeve të flokëve. Konsiderohet si një vitaminë e rëndësishme që ndihmon në forcimin e flokëve dhe thonjve dhe gjendet në produkte të kozmetikës. Është gjithashtu pjesë në ushqimeve të zakonshme si avokado, vezë, arra të cilat ndihmojnë t’u japin flokëve një shkëlqim të shëndetshëm . Edhe pse mungesa e biotinës është jashtëzakonisht e rrallë, mund të këshilloheni me mjekun tuaj për shtesat e biotinës nëse jeni duke përjetuar humbje të flokëve.