• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VETINGU SHKARKON prokuroren Nikëhasani: Do e ndjek në rrugë ligjore çështjen. Më kanë vënë tritol tek makina
Home
Aktualitet
Drejtësi

VETINGU SHKARKON prokuroren Nikëhasani: Do e ndjek në rrugë ligjore çështjen. Më kanë vënë tritol tek makina

20 April, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra prokuroren Besa Nikëhasani.

Nikëhasani ishte prokurore pranë Prokurorisë së Apelit Shkodër. Komisioni konstatoi se zonja prokurore nuk justifikonte pasurinë, duke paralajmëruar kësisoj mundësinë e përjashtimit të saj nga gjyqësori.

Në përfundim të seancë, prokurorja shprehet se nuk ka pas ditur se çfarë duhet të deklaronte në nisje të saj. Nikëhasani u shpreh se ka shitur pronë nga bashkëshorti dhe se ka përfituar ambiente të ndryshme. Ajo u shpreh se do ndjekë rrugë ligjore dhe nuk është aspak dakord me këtë vendim.

Nikëhasani betohet se nuk ka shkelur asnjëherë ligjin. Prokurorja u shpreh se ka frikë se në shtëpinë e mëparëshme i kanë venë tritol në makinë dhe është larguar nga ajo banesë se ka patur frikë për jetën.

Prokurorja nuk justifikonte pasurinë.

Besa Nikëhasani sipas KPK, nuk justifikon dy apartamente, dy garazhe dhe një makinë fuoristradë Toytota Landcrusie me vlerë rreth 20 mijë euro.

Një nga apartamentet e prokurores që nuk justifikohet ndodhet në Tiranë, tjetri në Lezhë.

Në seancën e kaluar prokurorja deklaroi se familja kishte borxhe dhe se pasurinë e kishte vendosur në mënyrë të ligjshme, ashtu sikur pretendonte edhe ILDKP, por KPK e rrëzoi duke e përjashtuar.

Duke iu referuar deklaratave vjetore të pasurisë, prokurorja e Shkodrës deklaron shtëpi banimi me sipërfaqe 90 m2, me vlerë 37 milionë lekë, në vitin 2004 dhe makinë benz, e vitit ’95, në emër të bashkëshortit, me vlerë 700 000 lekë. Në vitin 2008, zonja deklaron se ka shitur 3 mijë m2 tokë, me vlerë 750 000 lekë, nga toka në emër të vjehrrës, përfituar nga ligji 7501.

Përgatiti:AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EMRAT/ Shkatërrohet banda e grabitësve në Vlorë mes të proceduarve dhe të mitur
Previous article Ky është personi që i shpëtoi 8 milionë euro Aeroportit të Kosovës

Redaktor2

Postime të ngjashme

PROTESTAT/ Rama: Ka shumë për të reflektuar nën “koren e zezë” ku janë mbledhur dështakët Breaking News

PROTESTAT/ Rama: Ka shumë për të reflektuar nën “koren e zezë” ku janë mbledhur dështakët

PËR 32 DITË PROTESTOI ME DJALIN E TIJ TË SËMURË/ Pas arrestimi mblidhen mbi 95 mijë euro për Altin Hilën Aktualitet

PËR 32 DITË PROTESTOI ME DJALIN E TIJ TË SËMURË/ Pas arrestimi mblidhen mbi 95 mijë euro për Altin Hilën

PARASHIKIMI I MOTIT/ Dita e sotme me kushte të paqëndrueshme, reshje shiu gjatë pasdites në këto zona Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ Dita e sotme me kushte të paqëndrueshme, reshje shiu gjatë pasdites në këto zona

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT