• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ky është personi që i shpëtoi 8 milionë euro Aeroportit të Kosovës
Home
Rajon

Ky është personi që i shpëtoi 8 milionë euro Aeroportit të Kosovës

20 April, 2018 Ina.Autor Rajon

Njëri ndër radarët e Aeroportit të Prishtinës është rregulluar për vetëm 80 euro, duke shpëtuar kështu rreth 8 milionë euro aeroportit.

Ersen Shileku tregoi për emisionin “Jeta në Kosovë” se si njëri ndër radarët e Aeroportit të Prishtinës qëlloi të prishej në kohën kur nuk kishte kontratë për mirëmbajtje por zyrtarë të ASHNA-s gjetën zgjidhje alternative.

Mjeshtri i cili i ishte dërguar për modifikim pjesa e nevojshme për riparimin e radarit, Nagip Goga, ka rregulluar këtë pajisje për 80 – 82 euro duke shpëtuar kështu 8 milionë euro Aeroportit të Prishtinës.

“Në telefon më kanë thirrë. Problemi ka qenë se pjesa rezervë që e kanë marrë prej Shqipërisë nuk ka qenë adekuate. Është një pllakë lidhëse, këtë pllakë e kemi ndërtuar.. Unë nuk jam njohës i aviacionit, as i radarëve. Sa më kujtohet mua ka kushtuar diku nja 80- 82 euro.”, tha Goga.

Zv. Drejtori në Agjencionin për Shërbime të Navigacionit Ajror, Ersen Shileku tregoi rreth problemeve që kishin atëherë me radarët.

“Problemi me radar vjen pas një ndërprerje e kontratës nga ana e furnizuesit me këtë projekt. Ne i kemi dy radarë, një primar, një sekondar. Ata e ndërprejnë kontratën për shkak të një borxhi… E kërkova nga departamenti teknik të shikojmë nëse ka nevojë të bëjmë kontraktim të ri për mirëmbajtje. Normalisht injorohet kërkesa ime, bëj prapë dhe nuk marr përgjigje. Më 30 dhjetor vjen deri te prishja e radarit sekondar. Kur nuk funksionon radari në këtë rast nuk ka ‘back-up’ po të dështojë edhe një pjesë tjetër”, shpjegon Shileku.

Kjo pajisje ka kushtuar rreth 8 milionë euro, shkruan gazetametro.net.

Ai tha se në mungesë të kësaj kontrate, pjesa e nevojshme për riparimin e radarit huazohet nga Shqipëria dhe e njëjta pjesë prapë duhet të modifikohet.

“Sipas të gjitha gjasave kanë komunikuar me Shqipërinë për ta huazuar një nyje rrotulluese dhe e bijnë në Kosovë dhe gjatë testimeve e shohin se nuk po i bjen taman dhe shkojnë e modifikojnë pak. Nashta për ta zgjidhë shpejt e shpejt”, tha Shileku.

Gazetametro.net

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VETINGU SHKARKON prokuroren Nikëhasani: Do e ndjek në rrugë ligjore çështjen. Më kanë vënë tritol tek makina
Previous article 'Mos më dëboni se do më vrasin!': Shqiptari bën aktin "in extremis". Pas grevës së urisë, ndërpret dhe ujin në Belgjikë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro Rajon

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme Rajon

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK Rajon

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT