Pas njoftimit nga Prokuroria se ka nisur hetimi për rektorin e Universitetit të Tiranës, Mynyr koni, ka ardhur dhe një reagim nga ky i fundit.
Në një postim në Facebook, Koni shkruan se shpreh mbështetjen personale dhe institucionale për hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Ndërsa më tej shkruan se i bën thirrje Prokurorisë për Krime të Rënda për një hetim të plotë dhe të thelluar.
Reagimi i plotë
Deklaratë e Rektorit të Universitetit të Tiranës Prof. Dr. Mynyr Koni.
Bazuar në publikimet në media ditën e mërkurë datë 18.04.2018, shpreh mbështetjen personale dhe institucionale për hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Gjithashtu i bëj thirrje Prokurorisë së Krimeve të Rënda të ndërmarrin një hetim të plotë, të shpejtë dhe të thelluar.
Në mënyrë të përsëritur, i bëj kërkesë organeve kompetente të drejtësisë të ndërmarrin një hetim të plotë mbi të gjithë aktivitetin financiar të Universitetit të Tiranës në 10 vitet e fundit deri në ditën e sotme.


