Një aksident me vdekje është shënuar këtë pasdite në Pogradecit.
Sipas të dhënave të para, një makinë ka përplasur një këmbësor të moshuar, i cili ka ndërruar jetë. Autori është larguar nga vendngjarja, pas aksdentit.
“Më datë 18.04.2018, rreth orës 16:40, jemi njoftuar se në unazën e qytetit të Pogradecit një mjet tip “Volkswagen Polo” ka aksidentuar me pasojë vdekje një shtetas rreth 75 vjeç, kalimtar në rrugë dhe më pas drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.


Po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton Policia.


