• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Siguria e ashensorëve: Kujdes, instaluesit duhet të mbajnë 10 vjet dokumentet. Ja regullorja e re
Home
Sociale

Siguria e ashensorëve: Kujdes, instaluesit duhet të mbajnë 10 vjet dokumentet. Ja regullorja e re

18 April, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Qeveria ka miratuar së fundmi rregullat teknike “Për ashensorët, komponentët e sigurisë dhe përcaktimin e listës së standardeve të harmonizuara” duke synuar me këtë rast përafrimin e kuadrit rregullator me kërkesat e direktivës së Bashkimit Europian.

Rregullorja e re shfuqizon atë të miratuar më herët në vitin 2015 dhe vendos piketa të qarta në funksion të rritjes së sigurisë.

Përcaktimi i më i saktë e detyrimeve të prodhuesit, instaluesit, institucioneve mbikëqyrëse të tregut apo edhe kërkesave bazë për sigurinë janë disa nga çështjet që trajton rregullorja e re.

Së pari lidhur me prodhuesin dhe instaluesin e ashensorit kërkohet që të mbahen dokumentet për të afat minimal prej 10 vitesh.

Instaluesi gjithashtu duhet të vendosë në ashensor të gjitha detajet tregtare të tij si dhe të regjistrojë në një regjistër të veçantë ankesat.

“Instaluesi mban dokumentacionin teknik, deklaratën EU të konformitetit dhe, sipas rastit, vendimin/et e miratimit për 10 vjet mbasi ashensori është vendosur në treg.

Kur shikohet e përshtatshme lidhur me risqe të paraqitura në një ashensor, instaluesi, për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë e konsumatorëve, heton dhe, nëse është e nevojshme, mban një regjistër të ankesave dhe mospërputhjeve të ashensorit.

Instaluesi siguron që në ashensor të jetë vendosur tipi, partia ose numri serial ose elemente të tjera që lejojnë identifikimin e tyre.

Instaluesi tregon në ashensor emrin e tij, emrin tregtar të regjistruar dhe adresën postare ku ai mund të kontaktohet. Adresa tregon një pikë të vetme ku instaluesi mund të kontaktohet. Detajet e kontaktit të jenë në shqip” thuhet në rregulloren e re.

Organi kryesor që do të mbikëqyre aktivitetet që lidhen me pjesën e ashensorëve është Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut.

Ky i fundit nëse konstaton se një ashensor nuk përmbush parametrat dhe standardet e duhura njofton palën që ka bërë instalimin për të marrë masat dhe nëse gjen kundërshti nga ky i fundit atëherë ndalimi kalon në instance të tjera.

“Struktura përgjegjëse e mbikëqyrjes së tregut (në vijim, ISHMT) merr të gjitha masat e nevojshme për të siguruar se ashensorët e mbuluar nga ky rregull teknik mund të vendosen në treg dhe në shërbim vetëm nëse ato janë në përputhje me këtë rregull teknik, kur instalohen, mirëmbahen dhe përdoren brenda qëllimit të tyre të parashikuar” thuhet në rregullore.

Kjo e fundit përfshin edhe një sërë aneksesh që detajojnë procedurat dhe standardet rast pas rasti.(monitor)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "Eja dhe Tako Ilir Latifin"/ Njoftimi i fundit i kampionit të njohur të peshave të rënda (FOTO)
Previous article Shqipëria dhe Maqedonia kanë pengesa të qarta për t’u bashkuar me BE

Ina.Autor

Postime të ngjashme

GJOBË FERMERËVE? Penalizim deri në 1 milion lekë për këdo që gënjen ose refuzon të plotësojë censin Aktualitet

GJOBË FERMERËVE? Penalizim deri në 1 milion lekë për këdo që gënjen ose refuzon të plotësojë censin

DYSHOHEN PËR PËRFSHIRJE NË ORGANIZIMIN E PROTESTAVE NË TIRANË/ Ndalohen në Qafë Thanë tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut Aktualitet

DYSHOHEN PËR PËRFSHIRJE NË ORGANIZIMIN E PROTESTAVE NË TIRANË/ Ndalohen në Qafë Thanë tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut

U RRËZUA TEKSA KULLOSTE BAGËTITË/ 69-vjeçari transportohet me helikopter në Tiranë Aktualitet

U RRËZUA TEKSA KULLOSTE BAGËTITË/ 69-vjeçari transportohet me helikopter në Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT