• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Çelja e negociatave/ Rama thirrje Lulzim Bashës: Mos ushqe zyra deputetësh me gënjeshtra
Home
Shqipëri

Çelja e negociatave/ Rama thirrje Lulzim Bashës: Mos ushqe zyra deputetësh me gënjeshtra

18 April, 2018 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje liderit të opozitës Lulzim Basha që të mos lobojë kundër Shqipërisë dhe të mos ndihmojë ata që individë që duan t’i vënë Shqipërisë shkopinj ndër rrota, sic tha ai në rrugën drejt BE-së.

“Sot s’ka më asnjë minutë për të festuar se duhet nisur menjëherë nga të 4 anët puna e gjatë dhe e stërmundimshme për të ecur sa më shpejt drejt marrjes së diplomës së anëtarësimit.

Sa i përket aspektit politi,. jo të gjithë e shohin me entuziazëm këtë arritje dhe dëftea me shumë peshë s’u mjafton të gjithëve për të na hapur rrugën pa na penguar duke nxjerrë bishta aty këtu në shtetet anëtarëe të BE.

S’është sekret, dihet botërisht që në disa vende anëtarë ka individë, forca që as nuk e duan zgjerimin as e dëshirojnë përparimin e rajonit në rrugën drejt anëtarësimit.

Jemi përgatitur për të dëgjuar edhe cudira në muajt që vijnë se loja politike s’është ndonjë shkencë për tu kuptuar, ashtu sikurse Shqipëria do trajtohet si top për lojëra të brendshme politike, por këto janë problematika krejt të natyrshme që do i trajtojmë me qetësi dhe vendosmërinë e argumentave rast pas rasti dhe dëftesa që kemi në dorë nga dje na e bën pak më të lehtë këtë punë.

Sot dua t’i lutem jo si kryeministër, aq më pak si kryetar i forcës qeverisëse të vendit, por si shqiptar, si qytetar edhe si koleg, përfaqësuesve të opozitës të mos bashkëpunojnë me asnjë faktor të huaj politik që për interesa të veta do që ta pengojë Shqipërinë në këtë proces, të mos ushqejë zyra deputetësh me gënjeshtra, me gjysmë të vërteta që janë edhe më të dëmshme se gënjeshtra, e të mos ekportojnë baltën e luftës tone të brendshme poltike, ta lënë inatin mënjanë kur flasin në gjuhë të huaj.

E ftoj Lulzim Bashën dhe opozitën të bëhemi bashke një skuadër kombëtare me fanellën kuqezi kur flasim për Shqiperinë jashtë Shqipërisë e të kërkojmë respekt e vlerësim. Shqipëria i ka boll në Evropë ata qe duan të nxjerrin bishta për cdo arritje dhe se kanë problem të vënë shkopinj ndër rrota”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇUNA PËRMBAHUNI/ Kejvina do të ju çmend, me të pasmet jashtë shërben kafe! (FOTO)
Previous article Kush janë veteranët mashtrues që detyruan një grua për seks me pagesë? Vjen reagimi i parë

Redaktor2

Postime të ngjashme

HAPET SHKOLLA KOMBËTARE E FLUTURIMIT/ Rama: Do të stërvitim edhe pilotë të NATO-s dhe Kosovës Politikë

HAPET SHKOLLA KOMBËTARE E FLUTURIMIT/ Rama: Do të stërvitim edhe pilotë të NATO-s dhe Kosovës

PËRPLASJET E DHUNSHME NË PROTESTË/ Lamallari: Policia e ka bërë detyrën në mënyrë të përkryer Politikë

PËRPLASJET E DHUNSHME NË PROTESTË/ Lamallari: Policia e ka bërë detyrën në mënyrë të përkryer

PROTESTAT/ Rama: Ka shumë për të reflektuar nën “koren e zezë” ku janë mbledhur dështakët Breaking News

PROTESTAT/ Rama: Ka shumë për të reflektuar nën “koren e zezë” ku janë mbledhur dështakët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT