• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E TRISHTË/ Katër vjeçarja shqiptare u MBYT në pishinë. Prindërit e vajzës: Nuk e duam më jetën…
Home
Breaking News

E TRISHTË/ Katër vjeçarja shqiptare u MBYT në pishinë. Prindërit e vajzës: Nuk e duam më jetën…

17 April, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një vajzë 4-vjeçare shqiptare është mbytur një ditë më parë në pishinën e një hoteli në Naxos të Greqisë. Tragjedia ndodhi në hotelin ku punonte mamaja e vogëlushes, e cila e kishte marrë me vete pasi nuk kishte ku ta linte.

Prindërit e 4-vjeçares kanë folur për emisionin “Tatiana Live” në një televizion grek, duke shpjeguar si ndodhi ngjarja.
“U largua pak nga mua. Nuk arrita ta kapja. Nuk e kuptova, shkova ta merrja. Nuk e dua më jetën time”, ka thënë mamaja e 4-vjeçares.

“Kisha shkuar për të pastruar disa dhoma, kurse vajza po vraponte dhe u rrëzua në pishinë. Nuk ishte askush që ta ndihmonte”, tregon Danieli, babai i vogëlushes shqiptare.

Sipas të atit, vajzën e nxorri nga pishina një person tjetër që punonte në hotel. Ai thotë se lajmëruan ndihmën e shpejtë, por ambulanca u vonua. Më pas shkuan në qendrën shëndetësore, tregon Danieli, dhe aty u thanë se do të lajmëronin një helikopter për ta transportuar sepse vajza kishte ende puls. Por, ai shton se këtë ja thanë për ta mbajtur me shpresa të rreme.

“Ëngjëlli im, vetëm atë kisha. Zoti ma dha dhe Zoti ma mori, nuk e di se si. Unë jam shqiptar dhe prej 20 vitesh jetoj këtu, në këtë fshat. Më duan të gjithë grekët këtu dhe nuk ka rëndësi që jam shqiptar. Të gjithë më duan, janë njerëz të mirë këtu në Naxos”, thotë Danieli.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Artan Hoxha: ADRIATIK LLALLA ndodhet jashtë vendit sepse është i sëmurë nga...
Previous article Kupa e Gjermanisë / Bayern kalon në finale me goleadë

F.autor

Postime të ngjashme

TË TJERA DETAJE/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat në Korçë. Autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë Aktualitet

TË TJERA DETAJE/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat në Korçë. Autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë

VRASJA NË KORÇË/ Policia identifikon autorin, ngrihen postblloqe, sekuestrohen kamerat e sigurisë Aktualitet

VRASJA NË KORÇË/ Policia identifikon autorin, ngrihen postblloqe, sekuestrohen kamerat e sigurisë

DETAJET E FUNDIT/ U vra me kallashnikov, zbulohet emri i viktimës në Korçë. 20-vjeçari, pjesë e Forcave të Armatosura Aktualitet

DETAJET E FUNDIT/ U vra me kallashnikov, zbulohet emri i viktimës në Korçë. 20-vjeçari, pjesë e Forcave të Armatosura

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT