• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Rekomandimi pozitiv për çeljen e negociatave në BE, vjen reagimi i parë nga PD
Home
Shqipëri

Rekomandimi pozitiv për çeljen e negociatave në BE, vjen reagimi i parë nga PD

17 April, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Jorida Tabaku është e para nga radhët e Partisë Demokratike, e cila reagoi mbi vendimin e Komisionit Evropian, për të rekomanduar hapjen e negociatave me BE-në. Deputetja demokrate kujton se kjo është hera e tretë që komisioni rekomandon hapjen e negociatave, teksa thekson se qeveria është dorëzuar përballë pesë prioriteteve kyçe, kryesisht luftës kundër krimit dhe korrupsionit. “Raporti evidenton qartë se Komisioni do të vëzhgojë imtësisht ritmin aktual të reformës në drejtësi si një pikë kyçe e një shteti ligjor, sikundër i rikujton qeverisë pesë prioritetet të cilat zënë vend të veçantë në bilancin e vendit përballë Europës. Ndonëse përballë këtyre sfidave deri më tani qeveria është dorëzuar. Partia Demokratike beson se Shqipëria e ka vendin në Europë, për sa kohë të jetë në opozitë nuk ka për ta penguar këtë proces. Përkundrazi, siç e ka treguar do ta mbështesë pa hezitim. Ndonëse edhe një herë i takon përgjegjësia forcës qeverisëse për të bindur vendet anëtare”, thekson Tabaku.

Statusi i plotë

Komisioni rekomandon për herë të tretë hapjen e negociatave.

Shqipëria e nisi rrugëtimin e saj në Europë që nga dita e parë e ardhjes në pushtet të Partisë Demokratike në vitin 1992. Kjo si pasojë e një vokacioni të brendshëm të shqiptarëve të cilët zgjodhën hyrjen në Europë përballë perdes së hekurt që kish vendosur diktatura komuniste në vend.

Sot, pas 27 vitesh Shqipëria ende kërkon të ndërtojë të ardhmen e saj brenda Bashkimit Europian, por qeveria që e drejton prej pesë vitesh vazhdon të qëndrojë në vend-numëro.

Rekomandimi për hapjen e negociatave me kusht që iu dorëzua sot qeverisë Rama është një dështim i asaj çfarë qeveria premtoi këtu e pesë vite të shkuara. Por një dritë jeshile e Europës që ende shpreson se rekomandimi i kushtëzuar do të bëjë më përgjegjëse qeverinë aktuale karshi ëndrrës dhe dëshirës së shqiptarëve.

Raporti evidenton qartë se Komisioni do të vëzhgojë imtësisht ritmin aktual të reformës në drejtësi si një pikë kyçe e një shteti ligjor, sikundër i rikujton qeverisë pesë prioritetet të cilat zënë vend të veçantë në bilancin e vendit përballë Europës.

Ndonëse përballë këtyre sfidave deri më tani qeveria është dorëzuar. Mjafton të kujtojmë se përpjekjet e qeverisë ndaj pesë prioriteteve të BE-së (reforma e sistemit të drejtësisë, reforma e administratës publike, lufta ndaj korrupsionit, lufta ndaj krimit të organizuar, dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut) janë të barabarta me zero. Mjafton të kujtojmë se përpjekjet e qeverisë për zbatimin e reformës në administratë publike janë në fakt përpjekje të qeverisë për të “marrë tepsinë për veten e saj”. Beteja e qeverisë ndaj krimit të organizuar në fund të ditës është shndërruar në një betejë të qeverisë për të mbrojtur ish ministrin e brendshëm të akuzuar për bashkëpunim në trafikimin e lëndëve narkotike.

Jo më larg se një ditë më parë, ministri i brendshëm Xhafaj doli përkrah kryebashkiakut Sejdini që akuzohet për përfshirje në grupet kriminale. Ndërkohë që krimi i organizuar godet në forma inceneratorësh dhe jo vetëm qytetarët shqiptarë si në xhepat e tyre ashtu edhe në cilësinë e jetës.

Pa folur më pas për mbrojtjen e të drejtës së pronësisë (përfshirë në të drejtat e njeriut) ku qeveria angazhohet të nxjerrë ligje në kundërshtim me të Drejtat e njeriut.

Për ta thënë më qartë; duhet një përpjekjet titanike nga qeveria për të kaluar këtë hendek!

Kjo është hera e tretë që Shqipërisë i sugjerohet nga Komisioni hapja e negociatave. Në 2013 u rekomandua marrja e statusit të vendit kandidat dhe hapja e negociatave por vendet anëtare vendosen vetëm për marrjen e statusit të vendit kandidat. Në nëntor 2016 përsëri komisioni rekomandoi hapjen e negociatave me kusht zbatimin e plotë të reformës në drejtësi mbas ndryshimeve kushtetuese të miratuara me konsensus.

Partia Demokratike beson se Shqipëria e ka vendin në Europë, për sa kohë të jetë në opozitë nuk ka për ta penguar këtë proces. Përkundrazi, siç e ka treguar do ta mbështesë pa hezitim. Ndonëse edhe një herë i takon përgjegjësia forcës qeverisëse për të bindur vendet anëtare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAGJEDI NË FAMILJE/ Burri gjen gruan të VARUR në banesë. 40 vjeçarja kishte...
Previous article Më e mirë e ëma se e bija! Eli Fara sfidon dhe vajzën, me fustanin transparent që ja hoqi trurin të gjithëve

k.autor

Postime të ngjashme

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot Breaking News

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por… Breaking News

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por…

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi... Politikë

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT