• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NEGOCIATAT/ Rekomandim POZITIV Shqipërisë, por ç’thotë raporti i BE për Tahirin
Home
Shqipëri

NEGOCIATAT/ Rekomandim POZITIV Shqipërisë, por ç’thotë raporti i BE për Tahirin

17 April, 2018 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

Komisioni Europian pritet të rekomandojë sot zyrtarisht hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë, pas përparimeve të cituara aty që nisin me ruajtjen e thellimin e reformave aktuale në fushën kyçe të zbatimit të ligjit, me përparim në të pesë prioritetet kyçe e vijimësinë e rezultateve të prekshme në rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

ke

Pikërisht vetingu, thekson KE, do të jetë vendimtar për progresin e mëtejshëm të Shqipërisë. Në mbështetje të tij, Komisioni do të aplikojë qasjen e përforcuar për kapitujt e negociatave që lidhen me Gjyqësorin, të drejtat themelore dhe drejtësinë, lirinë e sigurinë e vendit.

Top Channel disponon një kopje të raportit të plotë ku përmenden rezultatet e para të dukshme të vetingut me dorëheqjen e 15 gjyqtarëve dhe prokurorëve të nivelit të lartë, dëgjesa që çuan në shkarkimin e një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese si dhe konfirmimin në detyrë të një tjetër gjyqtareje të këtij institucioni.

Komisioni Europian vëren se “përpjekje të mëtejshme të vendosura u ndërmorën në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshi ato kundër trafikut të drogës dhe kultivimit të saj, duke kontribuar drejt arritjeve solide në hetime proaktive, arrestime e dënimeve. Katër pjesëtarë të parlamentit dhe një kryetar bashkie, theksohet mes të tjerash, i humbën mandatet gjatë procesit të dekriminalizimit dhjetorin e 2016-tës dhe janarin e 2018-tës.

Me kërkesë të Prokurorisë, vazhdon raporti, tetorin e vitit 2017 Parlamenti i hoqi pjesërisht imunitetin deputetit Saimir Tahiri, ish-ministër i Brendshëm.

Dokumenti bën një pasqyrë të detajuar të ecurisë së vendit në lidhje me kritere të ndryshme. Qeveria, sipas tij, mbetet e angazhuar ndaj procesit të integrimit në BE, por ritmi i reformave u prek nga fushata zgjedhore dhe ndryshimet në nivel ministror.

Duke përshkruar situatën, KE-ja vëren se “polarizimi i fortë në skenën politike ka qenë i pranishëm”, ndërsa sillet në vëmendje bojkoti i opozitës pranverën e shkuar “çka shtyu në kohë gjithashtu edhe ngritjen e institucioneve të vetingut në gjyqësor” e më pas marrëveshja e majit mes Kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha, e cila pasoi me “organizimin pa probleme të zgjedhjeve të përgjithshme në qershor, pavarësisht faktit se një numër rekomandimesh të OSBE/ODIHR-it ende mbeten të paplotësuara”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RREZIK/ Macron: Nuk dua që Ballkani të kthehet drejt Turqisë ose Rusisë
Previous article Sot është super seksi, por këngëtares shqiptare i del video që s'do donte ta shikonte kurrë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ “Nuk mund t’i thuash jo një investimi 4 miliardë euro”. Rama flet për ZDF: S’kam gjë me ata që protestojnë... Intervista

INTERVISTA/ “Nuk mund t’i thuash jo një investimi 4 miliardë euro”. Rama flet për ZDF: S’kam gjë me ata që protestojnë...

FESTON SOT 62-VJETORIN/ Rama poston foto me flamingo: Urrejtësit më besnikë janë prova që nuk jeton kot Politikë

FESTON SOT 62-VJETORIN/ Rama poston foto me flamingo: Urrejtësit më besnikë janë prova që nuk jeton kot

I LINDUR MË 4 KORRIK 1964/ Edi Rama feston sot ditëlindjen e 62-të! Politikë

I LINDUR MË 4 KORRIK 1964/ Edi Rama feston sot ditëlindjen e 62-të!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT