• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Radari 22 milionësh në majë të Midës në Pukë, Forca Ajrore Shqiptare tashmë ka “sytë” e saj
Home
Shqipëri

Radari 22 milionësh në majë të Midës në Pukë, Forca Ajrore Shqiptare tashmë ka “sytë” e saj

17 April, 2018 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Kur flitet për efikasitetin e një Force Ajrore, radarët janë padyshim “sytë” e saj. Për herë të parë të parë në Shqipëri do të instalohet sistemi i integruar i hapësirës ajrore me konkretisht radarit “TFS-77”.

Gjatë qëndrimit të saj në Washington, ku është me ftesë zyrtare të sekretarit të mbrojtjes Mattis ministrja e mbrojtjes Xhaçka u takua me përfaqësues të kompanisë “Lookhead Martin” ku e cilësoi Sistemin e Integruar për Vëzhgimin e hapësirës ajrore me rëndësi, jo vetëm për sigurinë kombëtare të Shqipërisë, por për të gjithë NATO-n.

 

Blerja e këtij radari do të thotë investim i fuqishëm në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Forcave të Armatosura dhe i jep Shqipërisë mundësinë të veprojë në përputhje me kërcënimet me të cilat po përballet Aleanca sot.

Ministria e Mbrojtjes lidhi kontratë në nëntor të vitit të kaluar me kompaninë amerikane elitë në industrinë ushtarake në bote, Lookhead Martin Global për blerjen e sistemit të integruar të vëzhgimit të hapësirës ajrore shqiptare. Kontrata shtrihet në vitet buxhetore 2017 -2019. Vlera e radarit “TFS-77” në fazën e parë është rreth 22 mln dollarë. Radari në fjalë është pjesë e një pakete të plotë, i cili do të zgjerohet në vitet e ardhshme.

Nga këto 19 milionë dollarë paguhen nga buxheti i shtetit, ndërsa 3 milionë dollarë nga qeveria amerikane. Për fazat e tjera do alokohen të tjera para.

Sipas Vendimit të Këshillit të ministrave, sistemi i integruar i hapësirës ajrore do të instalohet në pikën më të lartë në veri pikërisht në majë të Mides në Pukë në 1680 m lartësi. Ky vend është zgjedhur enkas pasi është pikë strategjike që i shërben operacionalitetit ku aktualisht ministria e mbrojtjes ka një bazë transmetimi.

Gjthashtu Xhaçka shprehu interes gjatë takimeve me përfaqësuesit e kompanisë për praninë e investimeve të mëtejshme të industrisë ushtarake amerikane në vendin tonë.

Gjatë vizitës së saj në Shtetet e Bashkuara, Ministrja pati takime zyrtare me kongresmenë dhe senatorë në Kongres dhe senatin amerikan ku Xhaçka vlerësoi mbështetjen e SHBA-ve për reformën në drejtësi në vendin tonë, duke e cilësuar si shumë të rëndësishme për axhendën europiane të vendit./Aurora Golemi

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK DO TA BESONI/ Beatrix Ramosaj e "DEHUR", ja çfarë bën ajo (VIDEO)
Previous article KAPET DROGË NË KUFI/ Sekuestrohet mbi 1 kg kokainë në Qafë Thanë

Redaktor2

Postime të ngjashme

HAPET SHKOLLA KOMBËTARE E FLUTURIMIT/ Rama: Do të stërvitim edhe pilotë të NATO-s dhe Kosovës Politikë

HAPET SHKOLLA KOMBËTARE E FLUTURIMIT/ Rama: Do të stërvitim edhe pilotë të NATO-s dhe Kosovës

PËRPLASJET E DHUNSHME NË PROTESTË/ Lamallari: Policia e ka bërë detyrën në mënyrë të përkryer Politikë

PËRPLASJET E DHUNSHME NË PROTESTË/ Lamallari: Policia e ka bërë detyrën në mënyrë të përkryer

PROTESTAT/ Rama: Ka shumë për të reflektuar nën “koren e zezë” ku janë mbledhur dështakët Breaking News

PROTESTAT/ Rama: Ka shumë për të reflektuar nën “koren e zezë” ku janë mbledhur dështakët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT