• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KËECËNON ErdoganI: Kushdo që ka tradhtuar Turqinë do përballet me dënimin
Home
Nderkombetare

KËECËNON ErdoganI: Kushdo që ka tradhtuar Turqinë do përballet me dënimin

17 April, 2018 Redaktor2 Botë, Nderkombetare

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se nga fillimi i operacionit “Dega e Ullirit” në Afrin të Sirisë janë neutralizuar 4.205 terroristë, si dhe 550 terroristë të tjerë nga të cilët 214 në Turqi dhe 341 në veri të Irakut, raporton Anadolu Agency (AA).

 

Presidenti Erdoğan në një takim të grupit parlamentar të AK Partisë, theksoi se kanë patur vështirësi për të identifikuar dhe përcaktuar anëtarët e organizatës terroriste FETO, struktura e të cilës i
“vëren legjitime të gjitha llojet e gënjeshtrave, shtrembërimeve dhe mungesës së personalitetit.” Ai theksoi se kushdo që ka tradhtuar Turqinë do të përballet me dënimin që meriton.

 

“Jemi të vetëdijshëm se anëtarët e FETO-s fshehin veten e tyre. Ashtu si kanë vepruar gjithmonë edhe më parë me shpifje dhe shtrembërime dhe me dokumente të falsifikuara ata përpiqen të gjejnë mundësinë që t’iu nxijnë jetën njerëzve të pafajshëm. Fillimisht mund të duket sikur ato po marrin rezultate, por në fund të vërtetat dalin në shesh. Ne nuk kemi harruar se kush janë të përfshirë në lirimin e tradhtarit Adil Öksüz i cili është një prej organizatorëve kryesor në përpjekjen e grushtit shteti. U bëj thirrje edhe njëherë atyre që tolerojnë anëtarët e FETO apo përgatisin terren për ta, se ata që veprojnë bashkë me terroristët ne i vërejmë të njëjtë me ata”, është shprehur Erdoğan.

Erdoğan ka shtuar se Turqia është në ndjekje të organizatave terroriste 24 orë në 7 ditë. “Do të përballen me atë që meritojnë një e nga të gjithë elementët kritikë të FETO-s që ndodhen brenda dhe jashtë vendit. Në të njëjtën kohë po ashtu brenda kufijve dhe jashtë kufijve tanë nuk kemi toleruar që PKK-ja të marrë frymë lirisht”, tha presidenti i Turqisë.

Ai ka theksuar se anëtarët e FETO-s janë në një situatë të mjeruar, ku disa prej tyre po përgjigjen para drejtësisë, e disa të tjerë përpiqen të vazhdojnë jetën e tyre si brenda ashtu edhe jashtë vendit me “shqetësimin se nuk e dinë që do të vijë dita kur shteti do t’iu kërkojë llogari”.

“Për asnjërin prej tyre nuk do të jetë situatë e ndryshme nga 80 anëtarët e FETO-s që kemi kapur jashtë dhe i kemi sjellë në vend, nga të cilët së fundmi 6 prej tyre i sollëm nga Kosova dhe 3 nga Gaboni. Gjithashtu nuk do të jetë ndryshe as situata e kreut terrorist të FETO-s që është larguar në Pensilvani dhe mendon se ka shpëtuar. Herët apo vonë do ta marrim edhe atë. Kushdo që ka tradhtuar këtë vend dhe këtë popull do të përballet me dënimin që meriton”, tha Erdoğan.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LAJM I FUNDIT/ Pezullohen katër zyrtarë të Drejtorisë së Taksave në Fier
Previous article MKRS-ja e zbaton vendimin e gjykatës, e licencon Federatën e Taekwondo-së

Redaktor2

Postime të ngjashme

IRANI I JEP LAMTUMIRËN KHAMENEIT ME CEREMONI PESËDITORE: Mojtaba, pasardhësi dhe i biri mungon nga frika e Izraelit Botë

IRANI I JEP LAMTUMIRËN KHAMENEIT ME CEREMONI PESËDITORE: Mojtaba, pasardhësi dhe i biri mungon nga frika e Izraelit

"NATO MBULOI BOSHLLËQET E LËNA NGA SHBA"/ Trump paralajmëron masa ndaj aleatëve që nuk përmbushin objektivat Botë

"NATO MBULOI BOSHLLËQET E LËNA NGA SHBA"/ Trump paralajmëron masa ndaj aleatëve që nuk përmbushin objektivat

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës Botë

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT