• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“E kam parë si vajzën time”/ Përdhunoi të miturën dhe e la shtatëzënë. Si ra në kurth “MIKU” 55-vjeçar i familjes (E PLOTE)
Home
Breaking News

“E kam parë si vajzën time”/ Përdhunoi të miturën dhe e la shtatëzënë. Si ra në kurth “MIKU” 55-vjeçar i familjes (E PLOTE)

17 April, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Analiza e ADN-së së foshnjës së 15- vjeçares në fshatin Velçan të Pogradecit nxori se pretendimi i të miturës se i ati i fëmijës ishte fqinji i saj 55-vjeçar, ishte i saktë.

Përgjigja e ADN-së doli disa muaj pas ngjarjes, që tronditi familjarët e të miturës dhe tashmë ajo i është bashkangjitur dosjes së Gjykatës. Ngjarja u zbulua tetorin e vitit të kaluar kur një 15- vjeçare e shoqëruar nga prindërit denoncoi se ishte abuzuar seksualisht nga një 55-vjeçar, banor i fshatit Velçan.

Situata ishte edhe më e rëndë pasi vajza, nxënëse e klasës së 9-të, ishte në muajin e tetë të shtatzënisë. Ndërsa vetë vajza identifikoi fqinjin e saj si personin përgjegjës për këtë ngjarje, vetë autori i dyshuar Ligor Biba, por edhe familjarët e tij, e përjashtuan mundësinë që ai të kishte kryer marrëdhënie seksuale me të miturën.

Pak muaj pasi foshnja ka ardhur në jetë, ADN-ja ka vërtetuar atësinë e 55-vjeçarit e nga ana tjetër kjo është prova që pritet të hedhë poshtë të gjithë pretendimin e tij para drejtësisë se nuk kishte gisht në përdhunimin e 15-vjeçares Xh.B..

Thuajse një vit nga momenti kur e reja u dhunua seksualisht, ADN- ja ka arritur të zbardhë të vërtetën dhe të provojë fajësinë e të akuzuarit. Xh. B., tashmë nënë, e ka mbajtur të gjithë ngjarjen, të fshehur nga prindërit e saj për muaj të tërë, derisa e ëma e ka mësuar se ajo ishte shtatzënë nga infermierja e fshatit.

Frika dhe turpi ishin faktorët kryesorë që e shtynë të renë të heshtë, por pas zbulimit, të dy prindërit e saj janë alarmuar duke e detyruar t’u tregojë të vërtetën dhe më tej e kanë shoqëruar në Komisariatin e Pogradecit për të bërë denoncimin.

Sipas rrëfimit të vetë vajzës pak muaj më parë, ngjarja kishte ndodhur në banesën e saj gjatë kohës që ajo ndodhej e vetme në shtëpi, pasi prindërit kishin shkuar në një fshat tjetër për të ndjekur një ceremoni përkujtimore. Ligor Biba, mik i familjes, kishte shkuar në banesën e së miturës dhe sapo kishte hyrë duke përfituar nga fakti se e kishte kapur në befasi, kishte abuzuar me të.

Pas arrestimit, 55-vjeçari Ligor Biba e konsideroi ngjarjen si trillim dhe kërkoi që në fillim që të kryheshin analizat përkatëse nga ku, sipas tij, do të vërtetohej se nuk ishte ai babai i foshnjës. Aso kohe i dolën në mbrojtje edhe familja e tij, të cilët mohuan në mënyrë kategorike mundësinë që kryefamiljari të ishte autor i kësaj ngjarje që tronditi dhe bëri me turp të gjithë fshatin.

Vajza e të arrestuarit V. Biba, u shpreh pas arrestimit të të atit se të dyja familjet kanë pasur marrëdhënie të mirë fqinjësie dhe se shpesh i kanë ndihmuar për shkak të kushteve të vështira ekonomike në të cilat ata ndodhen.

“Kjo që po ndodh është absurde. Para se të arrestohej im atë, babai i saj ndodhej në shtëpinë tonë, e kishim thirrur se po nxirrnim rakinë”, u shpreh vajza e të arrestuarit vetëm pak orë pas prangosjes së të atit. Mirëpo, dy ditë më pas, gjatë seancës së vlerësimit të masës së sigurisë, edhe familja e braktisi 55-vjeçarin.

Askush prej tyre nuk u pa në seancën gjyqësore për të mbështetur kryefamiljarin, i cili këmbëngulte në pafajësinë e tij. Tashmë përgjigjja e ardhur këto ditë nga Tirana do t’i japë një kthesë tjetër hetimeve dhe pritet që Gjykata e Korçës ta dënojë atë për veprën penale “marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur”. “Nuk kam kryer marrëdhënie seksuale me të miturën. Nuk e di pse po shpifin kundër meje, unë atë e kam parë si të ishte vajza ime”, deklaroi për oficerin e Policisë 55-vjeçari.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Nuk ka kohë për të qenë të lumtur, City rrezikon një dënim të rëndë
Previous article Po spikat me Lacion, Luis Alberto pranë transferimit te Barcelona

Ina.Autor

Postime të ngjashme

DHUNA NDAJ 17-VJEÇARES/ Nëna zbulon DETAJET TRONDITËSE: Vajza shkoi në spital me shenja në trup, e kam strehuar tek të afërmit nga frika Aktualitet

DHUNA NDAJ 17-VJEÇARES/ Nëna zbulon DETAJET TRONDITËSE: Vajza shkoi në spital me shenja në trup, e kam strehuar tek të afërmit nga frika

TRAGJIKE/ I moshuari në Korçë vetëvritet duke u hedhur nga ballkoni, dy muaj më parë humbi gruan... Aktualitet

TRAGJIKE/ I moshuari në Korçë vetëvritet duke u hedhur nga ballkoni, dy muaj më parë humbi gruan...

PJESË E GRUPIT TË ERGYS DASHIT DHE ERVIN MATËS/ Apeli i Posaçëm lë në qeli Eralbi Breçanin! Akuzohet për trafikimin e 446 kilogramëve kokainë Aktualitet

PJESË E GRUPIT TË ERGYS DASHIT DHE ERVIN MATËS/ Apeli i Posaçëm lë në qeli Eralbi Breçanin! Akuzohet për trafikimin e 446 kilogramëve kokainë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT