Që janë ndër reperët më të pëlqyer në vend, kjo nuk ka aspak dyshim.
Bëhet fjalë për dy reperët e njohur MC Kresha e Lyrical Son, suksesi i të cilëve nuk kanë të ndalur.
Dyshja e famshme e labelit “PINT”, për të gjithë fansat e tyre sapo kanë publikuar projektin e tyre më të ri.
“Duqa mi Duqa”, titullohet kënga më e re nga Kresha e Lyrical.
Teksti është shkruar nga vetë artistët, ndërsa videoklipi është realizuar nga “PINKMOON”.
Kujtojmë se “Hey Girl”, ishte projekti i fundit nga Kresha e Lyrical, këngë kjo e cila u pëlqye shumë nga të gjithë fansat e tyre dhe dëgjohej shumë edhe në clube.


