• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“Jemi televizioni me i besueshëm në vend”/ Top Channel sulmon sërish Ramën
Home
Breaking News

“Jemi televizioni me i besueshëm në vend”/ Top Channel sulmon sërish Ramën

10 November, 2017 F.autor Aktualitet, Breaking News

Top Channel e ka goditur sërish Edi Ramën që në lajmin e parë. Sot, shkak për reagimin e ashpër të Topit është bërë statusi i djeshëm i kryeministrit, që e konsideronte një media kazani dhe një ekran të pabesueshëm. Më shumë se kaq, strategët e komunikimit të Ramës shpërndanë një lajm sipas të cilit, zemërimi i zonjës Hoxha, pronares së këtij kanali, vjen nga fakti se shefi i qeverisë, i cili ka vendosur të mos e trajtojë pushtetin si tepsi dhe të mos i japë si dhuratë Top Channel vendin e artë të Drejtorit të Postave. Pra nënteksti qe i qartë se Top Channel është një kazan më tepër që i lëviz politikat e tij editoriale sipas interesave të pronares së tij.

Në këtë klimë përplasjeje, Top Channel ka bërë kronikën e pestë në gjashtë ditë, me tone kritike ndaj Ramës (lexo shkrimet dhe analizen poshte). Ai ka kujtuar se në të shkuarën, që nga Gërdeci e deri kur u rrëmbyen votat e Bashkisë së kryeqytetit, ky televizion ka mbështetur qëndrimet e opozitës. Ai ka kujtuar se nga ky ekran janë denoncuar mëkatet më të mëdha të pushtetit të Berishës, duke theksuar me nënkuptim se atëherë Rama nuk e quante kazan.

“Top Channel nuk është një portal. Është televizioni me i besueshëm në vend. Është televizioni që transmetoi me zë dhe me figurë çfarë ndodhi në Gërdec, çfarë ndodhte në qeverinë Berisha, çfarë ndodhi në 21 janar, apo si ndryshoi rezultati i 8 majit për Tiranën, siç ishte po Top Channel që hetoi si paguheshin votuesit të vinin e të votonit në zgjedhjet lokale të 2015, apo siç ishim të parët që sollëm në Shqipëri dosjen hetimore të Katanias për klanin Habilaj.

…sepse lajmi më parë kalon nga ne, Dje, Sot dhe Nesër. Sa për besueshmërinë e Topit, Dje, Sot dhe Nesër, e lëmë më mirë të gjykojnë shqiptarët” thuhej në kronikën e sotme të Topit”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Dybala: Messi qeshi kur iu afrova të sqarohesha
Previous article Video/ “Duqa mi Duqa”, hiti më i ri nga MC Kresha

F.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT