• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Rekomandim pa kushte për negociatat, Rama paralajmëron gjyqtarët: Nuk do t’u lëmë rehat!
Home
Shqipëri

Rekomandim pa kushte për negociatat, Rama paralajmëron gjyqtarët: Nuk do t’u lëmë rehat!

16 April, 2018 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

“Në dritën e progresit të arritur, Komisioni Evropian rekomandon që negociatat e pranimit të hapen me Shqipërinë”.

Kështu thuhet ne raportin vjetor te zgjerimit i cili publikohet te martën, raporton Vizion Plus.

Komisioni Europian vlerëson se Tirana ka bere hapa te qëndrueshëm drejt integrimit ne union. Fokusi është tek reforma ne drejtësi, ku përmendet shkarkimi i gjyqtareve dhe prokuroreve si pjese e procesit te vetingut. Edhe reforma ne administratën publike ka marre gjithashtu vlerësime.

“Shqipëria ka vazhduar të bëjë të qëndrueshme implementimin e pesë prioriteteve kryesore për hapjen e negociatave të pranimit. reforma në administratën publike u konsolidua, me qëllim rritjen e profesionalizmit dhe de-politizimit të saj. janë ndërmarrë veprime për të përforcuar pavarësinë, efikasitetin dhe vendosmërinë e institucioneve gjyqësore, veçanërisht nëpërmjet avancimit në zbatimin e një reforme gjithëpërfshirëse të drejtësisë. kjo përfshin së pari shkarkimin e 15 gjyqtarëve dhe prokurorëve të rangut të lartë, si dhe shkarkimin e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese.”

Ne raport theksohet se “reformimi me sukses i një sistemi gjyqësor është një proces afatgjatë që kërkon vullnet politik të qëndrueshëm në të gjithë spektrin politik”.

Kurse kryeministri Edi Rama, mori shkas nga ankesa e një minatori gjatë interpelancës online që zhvilloi me ta, i cili u ankua se minatorët nuk po gjenin të drejtën e tyre në gjykata, për të paralajmëruar të gjithë gjyqtarët e nxjerrë jashtë nga vetingu se nuk do ti shpëtojnë ndëshkimit nga drejtësia.

Rama gjithashtu nuk ngurroi ta cilësojë Gjykatën Administrative të Tiranës një nga çerdhet më të mëdha të korrupsionit.

“Lidhur me vendimin e gjykatave është një sëmundje e përgjithshme që ka 20 e kusur vite që vuan kjo shoqëri dhe për kërtë arsye ne kemi bërë të gjithë këtë përpjekje për reformën në drejtësi dhe për këtë arsye po bëhet dhe vettingu dhe procesi i spastrimit ka nisur. Askush të mos mendojë që këta gjykatës që spastrohen do të jenë rehat sepse sistemi i ri i prokurorisë dhe gjykatave nuk ka për t’i lënë rehat në rast se kanë shkelur në dërrasë të kalbur dhe këta kanë shkelur në dërrasë të kalbur. Por fillimisht duhet të pastrohet sistemi dhe gjykata administrative është një problem i përbashkët i yti dhe i joni, është një nga çerdhet më të mëdha të korrupsionit dhe papërgjegjshmërisë për fat të keq”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Thikë 20 cm në bark/ Ky është shqiptari nga Durrësi që masakroi fqinjin italian për një shtyllë (FOTO)
Previous article Tronditet Bayern Munich: Arturo Vidal, në sallën e operacionit

Redaktor2

Postime të ngjashme

I LINDUR MË 4 KORRIK 1964/ Edi Rama feston sot ditëlindjen e 62-të! Politikë

I LINDUR MË 4 KORRIK 1964/ Edi Rama feston sot ditëlindjen e 62-të!

"GËZUAR SHBA"/ Ambasada amerikane në Tiranë: Festojmë 250 vjet histori dhe të ardhmen e ndritur përpara Politikë

"GËZUAR SHBA"/ Ambasada amerikane në Tiranë: Festojmë 250 vjet histori dhe të ardhmen e ndritur përpara

"FESTË E VEÇANTË EDHE PËR SHQIPTARËT"/ Rama urim për 4 korrikun, Ditën e Pavarësisë së SHBA-së Politikë

"FESTË E VEÇANTË EDHE PËR SHQIPTARËT"/ Rama urim për 4 korrikun, Ditën e Pavarësisë së SHBA-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT