Komisioneri publik ka kërkuar sot që ish-kryeprokurori Adriatik Llalla ti nënshtrohet procesit të vettingut. Kërkesa ka ardhur gjatë një prononcimi të Komisionerit, në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ndërkohë që pritet të mblidhet Kolegji i Posaçëm i Apelimit (shkalla e dytë e vettingut), për të gjykuar Adriatik Llallën.
Shkalla e parë e vetingut, ose Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, e ndërpreu kontrollin ndaj Llallës me kërkesë të tij për tu tërhequr nga sistemi i drejtësisë. Ai ka dashur ti shpëtojë me procedurë kontrollit dhe verifikimit të pastërtisë së figurës, profesionalizmit dhe pasurisë, bazuar në një vendim të Gjyaktës Kushtetuese.
Pavarësisht kësaj, për të Prokuroria ka nisur hetimet për pastrim parashë, fshehje dhe mosdeklarim pasurie, nxjerrje parashë të padeklaruara jshtë kufirit të Shqipërisë dhe shpërdorim detyre.
Pas kërkesës së Komisionerit Publik për ta rikthyer Adriatik Llallën në vetting, Kolegji i Posaçëm i Apelimit u vu në lëvizje.
Ina Rama do të jetë pjesë e një trupe gjykimi prej pesë anëtarësh ku relator i çështjes do të jetë Sokol Çomo dhe ku tre të tjerët që do marin vendimin për Llallën janë Luan Daci, Albana Shtylla dhe Ardian Hajdari. Kjo trupë është pjesë e institucionit të shkallës së dytë të vetingut dhe kjo është çështja e parë që gjykohet në këtë institucion të sapokrijuar pas reformës në drejtësi.
Shkalla e parë e vettingut, KPK (Komisioni i Pavarur i Kualifikimit) e ndërpreu vettingun për Llallën më 16 shkurt 2018, pas dorëheqjes së tij nga sistemi i drejtësisë, ku sipas ligjit pasi la detyrën e Kryeprokurorit i takonte të niste punën si gjyqtar në Apel. Por, ky vendim u ankimua nga Komisioneri Publik.
Nëpërmjet një njoftimi zyrtar të martën, Kolegji i Posaçëm i Apelimit bën të ditur se është ngritur trupa gjyqësore e cila do të marrë në shqyrtim vendimin për pushimin e hetimeve për ish kryeprokurorin.
“Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (Nr1/2018 JR, datë 27.03.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit Nr 2., datë 16.02 2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit z.Adriatik Llalla,”- tha Kolegji i Posaçëm i Apelimit nëpërmjet një njoftimi.
“Sot, në datën 03.04. 2018 në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes,” shtoi njoftimi.
Ish kryeprokurori Adiatik Llalla i shpëtoi filtrave të vetingut pas dorëheqjes së dhënë nga sistemi i drejtësisë më 12 shkurt.
Të diktuar nga neni nenit G të Aneksit të Kushtetutës, sipas të cilit , “subjekti i rivlerësimit mund të japë dorëheqjen nga detyra dhe në këtë rast procesi i rivlerësimit ndërpritet”, Komisioni i Pavarur Kualifikimit vendosi e ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për ish kryeprokurorin.
Megjithëse vendimi është marrë më 16 shkurt, Komisioneri Publik, si i vetmi institucion që mund të ankimojë vendimet e KPK-së nuk ka reaguar deri më datë më datë 27 mars, kohë kjo që përkon edhe me një proces disiplinor që ekzistonte në këtë institucion.
Herald Saraçi, një nga dy komisionerët publik të zgjedhur nga parlamenti u shkarkua nga detyra pasi një trupë gjyqësore e gjeti fajtor për bllokimin e procesit të vetingut dhe shkelje të tjera administrative.
Me sa duket, tashmë për Adriatik Llallën është riaktivizuar procesi i vettingut në shkallën e dytë, me kërkesë të Komisionerit të ri publik.


