• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SAMITI/ Liga Arabe kërkon hetim për sulmin e dyshuar kimik në Siri
Home
Nderkombetare

SAMITI/ Liga Arabe kërkon hetim për sulmin e dyshuar kimik në Siri

16 April, 2018 Ina.Autor Botë, Nderkombetare

Në një samit të Ligës Arabe është bërë thirrje për hetim ndërkombëtar mbi përdorimin “kriminal” të armëve kimike në Siri dhe është dënuar ndërhyrja e Iranit në çështjet e brendshme të vendeve arabe.

Samiti i mbajtur në Arabinë Saudite vjen pasi Shtetet e Bashkuara së bashku me Britaninë dhe Francën, kryen sulme në Siri në kundërpërgjigje ndaj sulmit të dyshuar kimik, ku u vranë dhjetëra persona në Siri më 7 prill.

“Ne kërkojmë një hetim të pavarur ndërkombëtar që do të garantojë se do të zbatohet ligji ndërkombëtar ndaj kujdo që dëshmohet se ka përdorur armë kimike”, thuhet në deklaratën e publikuar pas mbajtjes së këtij samiti.

Në deklaratë po ashtu kërkohet për më shumë sanksione ndërkombëtare ndaj Iranit dhe bëhet thirrje për tërheqjen e “milicive” të Teheranit nga Siria dhe Jemeni, shkruan rel.

Irani është mbështetës i presidentit sirian Bashar al-Assad dhe e ndihmon atë me militicë shiite, që luftojnë përkrah forcave qeveriare. Në Jemen, rebelët Huthi, që Irani i mbështetë, kanë arritur të marrin nën kontroll pjesë të mëdha të shtetit, përfshirë edhe kryeqytetin, Sanaa.

Media shtetërore iraniane, ka cituar zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme, Bahram Qasemi të ketë thënë se dënimi që është bërë nga Liga Arabe ka ardhur si rezultat i presionit nga Arabia Saudite, rivalit kryesor të Teheranit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Raporti nesër/ Shqipëria merr rekomandimin, Kukan: Ka bërë një reformë të thellë juridike
Previous article Zidane mesazh Iscos: “Ka luajtur më shumë se vitin e kaluar”

Ina.Autor

Postime të ngjashme

TRUMP NË DAKOTËN E JUGUT/ Fjalim patriotik për 250-vjetorin e SHBA-së. Mesazhe të forta politike për rrezikun nga komunizmi Botë

TRUMP NË DAKOTËN E JUGUT/ Fjalim patriotik për 250-vjetorin e SHBA-së. Mesazhe të forta politike për rrezikun nga komunizmi

4 KORRIKU/ Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot 250 vjetorin e Pavarësisë Botë

4 KORRIKU/ Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot 250 vjetorin e Pavarësisë

IRANI I JEP LAMTUMIRËN KHAMENEIT ME CEREMONI PESËDITORE: Mojtaba, pasardhësi dhe i biri mungon nga frika e Izraelit Botë

IRANI I JEP LAMTUMIRËN KHAMENEIT ME CEREMONI PESËDITORE: Mojtaba, pasardhësi dhe i biri mungon nga frika e Izraelit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT