• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Spiropali: Basha, “Romeo” i dekriminalizimit, merr në mbrojtje njerëzit e tij
Home
Shqipëri

Spiropali: Basha, “Romeo” i dekriminalizimit, merr në mbrojtje njerëzit e tij

10 November, 2017 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Deputetja socialiste Elisa Spiropali ne nje deklarate per mediat i drejton nje pyetje kreut te PD Lulzim Basha per kryebashkiakun demokrat te Mallakastres Agron Kapllanaj.

DEKLARATA

Prej më shumë se 8 ditësh, Partia Demokratike dhe kryetari i saj Lulzim Basha nuk kanë nxjerrë qoftë edhe një fjalë të vetme për krybashkiakun e dënuar të Mallakastrës, Agron Kapllanaj.

Si ka mundësi që ky njeri i dënuar me vendim të formës së prerë nga autoritetet e drejtësisë italiane, vazhdon të mbajë i pashqetësuar detyrën e lartë të Kryetarit të Bashkisë?

Si ka mundësi që partia që e deshi aq shumë dekriminalizimin, vazhdon të mbrojë një njeri të dënuar për vjedhje?

Lulzim Basha vazhdon të bëjë hetuesin, prokurorin, gjykatësin, gazetarin dhe të mos i përgjigjet pyetjes pse vazhdon ta mbrojë kryebashkiakun e Mallakastrës duke shkelur ligjin e dekriminalizimit!

Është hera e dytë që Lulzim Basha, ky “Romeo” i dekriminalizimit, merr në mbrojtje njerëzit e tij të kapur me presh në duar; dhe është e hera e dytë që refuzon të marrë përgjegjësinë si kryetar në detyrë i PD. Me urdhër të Lulzim Bashës, 4 anëtarë të KQZ-së, e për turp edhe përfaqësuesi i LSI-së mbajtën në detyrë një kryetar të dënuar, duke provuar edhe njëherë se këta kalorës të frontit opozitar drejtësinë e kanë vetëm mish për topin e politikës së ditës. Këta drejtësinë nuk e patën, nuk e kanë dhe nuk do ta kenë kurrë seriozisht.

Shpifjet e tij për Policinë e Shtetit janë përpjekjet e dëshpëruara për të bërë politikë me krimin. Policia e Shtetit ka bërë detyrën deri në fund, duke dhënë një tjetër shembull të qartë se për ne e për qeverinë tonë nuk ka dy standarde: ligji dhe drejtësia janë njësoj për të gjithë, të majtë a të djathtë qofshin.

Kryeministri Edi Rama dhe kjo mazhorancë kanë dhënë shembullin e përjashtimit dhe të nënshtrimit ndaj organeve të drejtësisë të të gjithë individëve të akuzuar për kundërligjshmëri.

Ju kujtoj këtu edhe njëherë rastin e ish kryebashkiakut të Kavajës, të cilin kryeministri Rama e shkarkoi nga detyra.

Ndërsa Lulzim Basha jo vetëm që nuk ka marrë asnjë vendim për përjashtimin e Agron Kapllanajt nga forumet partiake, por nuk guxon të nxjerrë qoftë edhe një fjalë të vetme për këtë rast flagrant.

Lum si ky njeri! Nuk merr asnjë përgjegjësi si shqiptar, qytetar, politikan, kryetar. Por ngaqë s’ka çfarë të bëjë tjetër; ngaqë shqiptarët i besuan çelësat e kashtës, humbësit serial Lulzim Basha i ka mbetur vetëm të bëjë politikë me krimin!

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Projekti në Paris/ Tashmë pika burimi me ujë të gazuar falas
Previous article Kardiologët konfirmojnë: Kafeja dhe çokollata e errët mbrojnë zemrën

Redaktor2

Postime të ngjashme

SOT MBAHET SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË TIVAT/ I pranishëm edhe kryeministri Rama Breaking News

SOT MBAHET SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË TIVAT/ I pranishëm edhe kryeministri Rama

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur Politikë

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë Politikë

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT