Në Paris do të instalohen burime publike uji të pijshëm, risia e të cilave është se kanë ujë të gazuar, bën të ditur ‘Huffington Post’.
Tashmë bashkia e Parisit po ndërmerr një projekt, sipas të cilit për çdo njërën nga 20 njësitë e Parisit të ketë të pakën një burim publik uji të pijshëm me ujë të gazuar.
Një nga qëllimet e këtij projekti është që të nxisë njerëzit të pinë më shumë ujë dhe të ulin nivelin e mbetjeve plastike, e krijuar nga pirja e ujit të blerë me shishe.


