Ashtu siç ishte parashikuar, bizneset e vogla në Shkodër janë hedhur sot në protestë, në shenjë kundërshtie për skemën e TVSH-së. Siç u njoftua edhe ditë më parë, në mbështetje të biznesit, ka dalë hapur edhe Partia Demokratike.
Bizneset e vogla janë shprehur kundër përfshirjes në skemën e TVSH-së. Dje PD-së e Shkodrës u bëri thirrje qytetarëve që të jenë pjesë e protestës në mbështetje të bizneseve dhe kundër qeverisë Rama, pasi sipas tyre po varfëron shqiptarët. Kujtojmë se ditën e sotme kryeministri Edi Rama do të jetë në Shkodër ku do të zhvillojë edhe një sërë takimesh, ku përfshihet edhe biznesi.
Shkodra pergatitet te prese kryeministrin Edvin Rama.
Gepostet von Bardh Spahia am Samstag, 14. April 2018
Ndërkohë, deputeti i PD-së Bardh Spahia ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut videon ku shihet një qytetar shkodran, që po përgatitet për protestën. I riu pohon se ka marrë patate dhe vezë, ndërsa shton se me to do qëllojëm kryeministrin Rama.
“Këto i kemi për Edi Ramën. Kemi edhe vezë. Do ia rrasim në lule të ballit. E meriton, këto nuk kurrë gja” thotë shkodrani.


