• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Sulmet në Siri: Tre lëvizjet kyçe të Trumpit kundër Assadit dhe a do të ketë përplasje me Rusinë dhe Iranin
Home
Nderkombetare

Sulmet në Siri: Tre lëvizjet kyçe të Trumpit kundër Assadit dhe a do të ketë përplasje me Rusinë dhe Iranin

14 April, 2018 Redaktor2 Botë, Nderkombetare

Tre objektiva janë goditur në periferi të Damaskut dhe Homsit, të treja ngushtësisht të lidhura me përdorimin e armëve kimike. SHBA, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar janë hedhur në veprim natën e djeshme. Ka qenë presidenti i SHBA, Donald Trump, që ka lajmëruar sulmin rreth orës 21.00 me orën amerikane. Një fjalim direkt në televizion, me tre pika kyçe. E para: “Vitin e kaluar, SHBA i janë përgjigjur bombardimit kimik të urdhëruar nga Bashar al Assad, duke shkatërruar 20% të aviacionit sirian.

Të shtunën e kaluar, regjimi i Assadit ka përdorur sërish armë kimike në fshatin e Doumas: një përshkallëzim domethënës i këtij regjimi vërtetë të tmerrshëm”.

Reagimi i SHBA dhe i aleatëve, Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar është pra më “i fortë” në krahasim me 2017, sepse është reagim ndaj krimeve të “përbindëshit” Assad. 

Pika e dytë, themelore në planin politik: sulmi nuk është drejtuar ndaj Rusisë dhe Iranit, megjithatë Trumpi ka “një pyetje” për këta dy vende: “Cili lloj shteti do të donte të ishte i lidhur me vrasjen në masë të burrave, grave dhe fëmijëve të pafajshëm? Rusia mund të zgjedhë nëse do të vazhdojë të zbresë në këtë lloj humbëtire, apo nëse dëshiron të bashkohet me vendet civile si një forcë për paqen dhe stabilitetin. Një ditë, shpresojmë, do të biem dakord me Rusinë, dhe ndoshta dhe Iranin. Ose ndoshta jo”.

Në fund, treguesi strategjik: “SHBA kanë një forcë të vogël ushtarake në Siri, e përqëndruar në eleminimin e ISIS. Amerika nuk është e interesuar për një prani të pafund në Siri. Amerika nuk ka iluzione. Nuk mund të pastrojmë botën nga e keqja. Do të bëjmë më të mirën tonë për të kontribuar për paqen në Lindjen e Mesme. Por fati i atij rajoni është tashmë në dorë të popujve të vet”.

Një orë më vonë, në 22.00 me orën amerikane, Sekretari i Mbrojtjes James Mattis ka mbajtur një konferencë për shtyp në Pentagon. Mattis dhe gjenerali Joseph Dunford, koordinatori i shtabit të forcave të armatosura, kanë dhënë detajet e para mbi sulmin, që zgjati pothuaj një orë. Janë goditur tre objektiva: një qendër kërkimesh shkencore për zhvillimin e armëve kimike në zonën e Damaskut dhe dy depozita, një me gaz Sarin në veri të Homsit. Shefi i Pentagonit ka këmbëngulur për zgjedhjen e objektivave: “Kemi shënjestruar infrastruktura të regjimit sirian, pa përfshirë popullsinë dhe personel të huaj”. (Corriere della Sera – Bota.al)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “Nuk jam një mami e zakonshme!” Pamja e re e Kylie Jenner çmend rrjetin (FOTO+VIDEO)
Previous article Ashley Graham nuk heq dorë, tregon “tulet” teksa pozon seksi në bikini (FOTO)

Redaktor2

Postime të ngjashme

MESAZH NGA LAMPEDUSA/ Papa Leo XIV: Evropa ka përgjegjësi të mbrojë dhe të integrojë emigrantët Botë

MESAZH NGA LAMPEDUSA/ Papa Leo XIV: Evropa ka përgjegjësi të mbrojë dhe të integrojë emigrantët

250-VJETORI I PAVARËSISË SË AMERIKËS/ Mbreti Charles: Britania dhe SHBA mbrojnë vlerat e përbashkëta Botë

250-VJETORI I PAVARËSISË SË AMERIKËS/ Mbreti Charles: Britania dhe SHBA mbrojnë vlerat e përbashkëta

TRUMP NË DAKOTËN E JUGUT/ Fjalim patriotik për 250-vjetorin e SHBA-së. Mesazhe të forta politike për rrezikun nga komunizmi Botë

TRUMP NË DAKOTËN E JUGUT/ Fjalim patriotik për 250-vjetorin e SHBA-së. Mesazhe të forta politike për rrezikun nga komunizmi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT