• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Ç’po ndodh në Shkodër? 6 persona shmangin postbllokun, braktisin 2 makinat. Policia i vihet pas
Home
Breaking News

Ç’po ndodh në Shkodër? 6 persona shmangin postbllokun, braktisin 2 makinat. Policia i vihet pas

14 April, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia e Shkodrës ka goditur një grup të dyshuar si kriminal që po tentonte të bëhej gati për kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Dukagjinit.

Teksa drejtuesit më të lartë të policisë folën nga Shkodra duke thënë se organizatorët dhe financuesit e kultivimit të bimëve narkotike do të goditen, këta të fundit kanë vijuar punën e tyre të pandikuar nga mesazhet e zyrtarëve të lartë të policisë.

Një grup prej 5-6 personash kanë shmangur postobllokun e policisë në rrugën Shkodër-Dukagjin. Ata janë futur tek ura e Mesit dhe më pas kanë marrë rrugën malore të Shllakut, pjesë e bashkisë Vau Dejës.

Nga aty ky grup bashkë me materialet dhe mjetet për kultivim kanë mbërritur në fshatin Drisht të Postribës duke shmangur kështu kontrollin policor. Përmes urës së telit kanë menduar që ngarkesën që ju duhej për të nisur kultivimin ta kalonin me krahë fizikisht përmes urës së telit duke ecur në këmbë.

Në anën tjetër të urës sipas planit do shkonte një tjetër makinë për të marrë personat dhe materialet për kultivim për t’i çuar më pas drejt Dukagjinit. Autorët përmes informacionit në rrugë operative janë zbuluar nga policia. Efektivët janë vënë në ndjekie të tyre.

Autorët të identifikuar nga policia janë larguar në drejtim të paditur duke braktisur dy mjetet që kishin në fshatin Drisht të njësisë Postribë. Në vendngjarje ka mbërritur edhe vetë drejtori i policisë vendore Vehbi Bushati bashkë me shefin e komisariatit, drejtues të tjerë, forcat Shqiponja dhe dhjetra efektivë për të mos lejuar grupin prej 5-6 personash që të realizonin planin e mirëmenduar për nisjen e punës për kultivimin e cannabisit në zonën e Dukagjinit.

Forcat e policisë janë vënë në ndjekje dhe po punojnë për kapjen e këtyre personave që dyshohen se do mbjellnin lëndën e njohur si hashash. Policia e Shkodrës prej ditësh ka ngritur një postobllok në rrugën Shkodër Dukagjin për të patur nën kontroll të gjithë ata që kalojnë në atë aks për të mos lejuar transportimin e materialeve dhe mjeteve për kultivimin e cannabisit.

Vetëm një ditë para kësaj ngjarje në Shkodër ishte zëvendës drejtori i policisë së shtetit Gjovalin Loka i cili tha se do goditen kokat e krimit dhe bëri të ditur se që nga 6 prilli mbi Dukagjin dhe zona të tjera me rrisk po fluturojnë avionët e policisë italiane të Guardia Di Finanza për monitorim të atyre parcelave që mund të bëhen gati për kultivimin e cannabisit.

I vendosur u tregua edhe drejtori i policisë së Shkodrës Vehbi Bushati për ta luftuar këtë fenomen shqetësues. Në fund mbetet për t’u parë nëse këtë betejë do ta fitojnë njerëzit e krimit apo policia e shtetit.

PANORAMA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kjo ndodh për herë të parë! Finlanda këndon shqip në “Eurovision”
Previous article Ç’bën Dua Lipa që t'i ecë vaj? Super zakoni fatsjellës që duhet ta përdorni dhe ju

Ina.Autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT