• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
INTERVISTA/ Hahn: Ja kur hapen negociatat e Shqipërisë me BE
Home
Breaking News

INTERVISTA/ Hahn: Ja kur hapen negociatat e Shqipërisë me BE

10 November, 2017 xhesi.editor Aktualitet, Breaking News

Komisioneri i BE për Politikën e Fqinjësisë Europiane dhe Negociatat e Zgerimit flet pas vizites se fundit te bere ne Tirane. Hahn flet për lirinë e medias dhe perspektivën europiane te vendit tone.

DW: Komisioner Hahn, në konferencën që po zhvillohet në Tiranë, “BE- Ballkani Perëndimor, Ditët e Medias” ju thatë se garantimi i lirisë së shprehjes dhe medias është një nga kriteret politike që duhet të plotësojnë vendet që aspirojnë të hyjnë në BE. Çfarë mbështetje politike mund t’u japë BE vendeve të Ballkanit Perëndimor për të përballuar sfidat që paraqet plotësimi i këtij kriteri?

Johannes Hahn: Së pari kemi shumë probleme në Ballkanin Perëndimor për të ndihmuar gazetarët dhe për t’i mbështetur ata në kualifikimin e tyre profesional. Kjo është një gjë. Gjëja tjetër është që liria e shprehjes është një nga elementët kyҫ të procesit tonë të integrimit, të hapjes së negociatave për pranimin e vendeve kandidate në BE. Me vendet kandidate për anëtarësim të Ballkanit Perëndimor, me të cilat kemi filluar negociatat e anëtarësimit, po shikojmë kapitujt 23 dhe 24 që merren pikërisht me lirinë e medias, shtetin e së drejtës, pavarësinë e gjyqësorit. Po i kryejmë negociatat duke i mbyllur këto kapituj, që nga fillimi deri në fund duke u kujdesur për lirinë e shprehjes dhe të medias. Dhe kjo është një nga elementët e shumtë që ndihmon për të përmirësuar cilësinë e medias në Ballkanin Perëndimor.

DW: A ka gjasa që strategjia për të shndrruar median, në një fuqi transformuese në procesin integrues të vendeve të Ballkanit Perëndimor të ketë përqasje rajonale, përderisa mangësitë, problemet dhe sfidat janë pak a shumë të njëjta?

Johannes Hahn: Fuqia transformuese e medias po, por unë preferoj të flas për procesin dhe jo për negociata. Ndryshimi i sjelljes, i qëndrimit, kërkon kohë. Një zhvillim pozitiv ku mund të shihen arritje është lufta kundër korrupsionit. Nuk është vetëm e nevojshme të jetë në fuqi një legjislacion i duhur, por që ky legjislacion edhe të zbatohet. E njëjta gjë vlen edhe për zhvillimin e medias dhe mënyrën sesi gazetarët mund të bëjnë biznesin e tyre. Dhe këtu duhen parë rezultatet. Kjo është e mundur nëse ka një perspektivë europiane.

DW: A mund të ketë një bashkëpunim rajonal edhe për të përballuar sfidat e garantimit të lirisë së shprehjes dhe të medias në kuadër të procesit të Berlinit?

Johannes Hahn: Targeti, qëllimi i Procesit të Berlinit, është bashkëpunimi rajonal, pra një tjetër instrument, një mjet, element për të nxitur vendet të punojnë së bashku. Dhe nëse punojnë së bashku ka më pak oreks për të luftuar njëri-tjetrin. Ky është në parim koncepti europian. Dhe kjo na ndihmon edhe në fusha të thera si p.sh. shteti i së drejtës etj.

DW: Cili është qëndrimi i vendeve anëtare të BE për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë në mesin e vitit të ardhshëm, 2018?

Johannes Hahn: Pres që Progres-Raporti për Shqipërinë, që do të dalë në prill të vitit të ardhshëm, të jetë pozitiv. Po ashtu pres raport pozitiv edhe për vendet fqinje, të përfshira në proceset e integrimit: Maqedoninë dhe Malin e Zi. Nuk ka feedback negativ për Shqipërinë prej asnjërit nga vendet anëtare. Por Shqipëria duhet të zgjidhë problemin e azilkërkuesve në vendet e BE, pasi ai dëmton reputacionin e Shqipërisë në opinionin publik të vendeve anëtare. Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor janë në rrugën e duhur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ISIS-i humb bastionin e fundit dhe të madh në Siri
Previous article Si të dalloni nëse keni diabet/ Simptomat

xhesi.editor

Postime të ngjashme

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve Aktualitet

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re Aktualitet

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë Aktualitet

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT