• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“BOTA PORTOKALL”/ INA RAMA do gjykojë ADRIATIK LLALLEN në Kolegjin e Apelimit të vettingut. Relator: Sokol ÇOMO
Home
Breaking News

“BOTA PORTOKALL”/ INA RAMA do gjykojë ADRIATIK LLALLEN në Kolegjin e Apelimit të vettingut. Relator: Sokol ÇOMO

13 April, 2018 Redaktor1 Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Jeta është shumë ironike kur vjen puna tek surprizat qët të rezervon, sidomos në një vend të vogël si Shqipëria. Herët ose vonë, ajo ta jep gjithmonë mundësinë për të kuptuar se “bota është portokall”, herë i mer erë njëri e herë tjetri. Kështu duket se ka ndodhur këtë radhë me një short shumë interesant që ka vënë përballë ish Kryeprokuroren Ina Rama me pasaardhësin e saj në atë detyrë Adriatik Llalla.

Ina Rama do të gjykojë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit (shkalla e dytë e vettingut), Adriatik Llallën.

Ina Rama do të jetë pjesë e një trupe gjykimi prej pesë anëtarësh ku relator i çështjes do të jetë Sokol Çomo dhe ku tre të tjerët që do marin vendimin për Llallën janë Luan Daci, Albana Shtylla dhe Ardian Hajdari. Kjo trupë është pjesë e institucionit të shkallës së dytë të vetingut dhe kjo është çështja e parë që gjykohet në këtë institucion të sapokrijuar pas reformës në drejtësi.

Shkalla e parë e vettingut, KPK (Komisioni i Pavarur i Kualifikimit) e ndërpreu vettingun për Llallën më 16 shkurt 2018, pas dorëheqjes së tij nga sistemi i drejtësisë, ku sipas ligjit pasi la detyrën e Kryeprokurorit i takonte të niste punën si gjyqtar në Apel. Por, ky vendim u ankimua nga Komisioneri Publik.

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar të martën, Kolegji i Posaçëm i Apelimit bën të ditur se është ngritur trupa gjyqësore e cila do të marrë në shqyrtim vendimin për pushimin e hetimeve për ish kryeprokurorin.

“Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (Nr1/2018 JR, datë 27.03.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit Nr 2., datë 16.02 2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit z.Adriatik Llalla,”- tha Kolegji i Posaçëm i Apelimit nëpërmjet një njoftimi.

“Sot, në datën 03.04. 2018 në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes,” shtoi njoftimi.

Ish kryeprokurori Adiatik Llalla  i shpëtoi filtrave të vetingut pas dorëheqjes së dhënë nga sistemi i drejtësisë më 12 shkurt.

Të diktuar nga neni nenit G të Aneksit të Kushtetutës, sipas të cilit , “subjekti i rivlerësimit mund të japë dorëheqjen nga detyra dhe në këtë rast procesi i rivlerësimit ndërpritet”, Komisioni i  Pavarur Kualifikimit vendosi e ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për ish kryeprokurorin.

Megjithëse vendimi është marrë më 16 shkurt, Komisioneri Publik, si i vetmi institucion që mund të ankimojë vendimet  e  KPK-së nuk ka reaguar deri më datë më datë 27 mars, kohë kjo që përkon edhe me një proces disiplinor që ekzistonte në këtë institucioni.

Herald Saraçi, një nga dy komisionerët publik të zgjedhur nga parlamenti u shkarkua nga detyra pasi një trupë gjyqësore e gjeti fajtor për bllokimin e procesit të vetingut  dhe shkelje të tjera administrative.

Adriatik Llalla shërbeu si prokuror i përgjithshëm nga viti 2012 deri në dhjetor 2017, kur ai u zëvendësua nga Arta Marku. Gjatë periudhës që drejtoi organin e akuzës, Llala është akuzuar se nuk ka vepruar kundër korrupsionit dhe është përplasur publikisht me ambasadorin e SHBA-së në Tiranë për shkak të pozicioneve mbi reformën në drejtësi.

Mbyllja e procedurës së vetingut për ish kryeprokurorin erdhi një ditë pasi Sekretari i Shtetit në SHBA Rex Tillerson, publikoi vendimin që i ndalon ish-kryeprokurorit Llalla dhe familjes së tij hyrjen në Shtetet e Bashkuara.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Del EKSPERTIZA e aksidentit të Fierit, ku humbën jetën dy kushërinjtë dhe francezja simpatike. Shkaku ka qenë... (DETAJET)
Previous article HIDHET SHORTEU/ Ja cilat janë çiftet gjysmëfinaliste në Europa League

Redaktor1

Postime të ngjashme

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTË PËR DISA ORË PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët nisin marshimin, ja rrugët që do të bllokojnë Aktualitet

PROTESTË PËR DISA ORË PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët nisin marshimin, ja rrugët që do të bllokojnë

I NDODH AJO QË NUK E PRISTE/ Nuk i kishte deklaruar te autoritetet përkatëse, i sekuestrohen 25 mijë euro italianit në Portin e Durrësit Aktualitet

I NDODH AJO QË NUK E PRISTE/ Nuk i kishte deklaruar te autoritetet përkatëse, i sekuestrohen 25 mijë euro italianit në Portin e Durrësit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT